fbpx

KËTË VIT SHKOLLOR PA BURSA NGA TRUPI KOORDINUES

Bujanovaçke, 1. dhjetor 2021.

Bujanoc, 1. dhjetor 2021. Këtë vit nuk do të ketë konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme në komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, kanë konfirmuar për Bujanovaçke në Trupin Koordinues.

– Është shpallur konkurs për ndihmë të njëhershme financiare për mbulimin e një pjesë të shpenzimeve të transportit, por nuk do të ketë bursa – njofton Trupi Koordinues.

Bujanocasit kanë mbetur pa përgjigje në pyetjen se cila është arsyeja e mos shpalljes së konkursit.

Trupi koordinues për disa vite radhazi ka ndarë bursa për 124 gjimnazistët më të mirë në Bujanoc me nga 6000 dinarë në muaj gjatë tërë vitit shkollor.

Siç ka shkruar më parë portali ynë, konkursi për ndihmë të njëhershme për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të udhëtimit ka qenë i hapur nga 15 deri më 24 nëntor.




Leave a Reply

Your email address will not be published.