QYTETARËT PYESIN PUSHTETIN SE KUR DO TË NDALEN PUNËSIMET PARTIAKE NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 2 dhjetor 2021. – Qytetarët e komunës së Bujanocit kërkojnë përgjigje nga autoritetet lokale për pyetjet si “kur do të kemi ujë”, “kur do t’i ndaloni punësimet partiake” dhe “deri kur do të investoni vetëm në fshatrat shqiptare”. Pyetja që ilustron më së miri mendimin e bujanocasve për punën e vetëqeverisjes lokale është: “Kur do të filloni të punoni në interes të qytetarëve?”

Këto pyetje i kanë bërë në anketën e portalit tonë për transparencën e Komunës së Bujanocit, për rezultatet zhgënjyese të së cilës kemi shkruar më herët.

Problemet në infrastrukturë, punësimi, largimi i të rinjve, pozita nënçmuese e komunitetit serb, dominojnë si tema të cilat pjesëmarrësit në anketë i trajtuan në rubrikën “Shtroni pyetje autoriteteve në komunë”.

“Kur do të fillojë rregullimi i fshatrave serbe rreth Bujanocit dhe a mund të presim që fshatrat serbe të jenë të paktën deri diku si ato shqiptare?” pyet një lexues shumicën shqiptare në pushtet.

Shtrohet edhe pyetja “A do të bëni diçka për komunitetin serb në të ardhmen e afërt?”.

“Kur planifikojnë të zgjidhin problemin me ujësjellësin gjatë periudhës së verës dhe të rregullojnë infrastrukturën rrugore në qytet, dhe të ndalojnë asfaltimin e rrugëve në Zarbincë, Suharnë etj., sepse aty më nuk jeton askush”, pyesin bujanocasit.

Rrugët, asfalti, ujësjellësi paraqesin interesin më të madh për banorët e zonës së Klenikut.

Struktura etnike e të punësuarve të rinj në vetëqeverisjen lokale dhe ndërmarrjet publike në 4 vitet e fundit për shumë është një temë për të cilën duhet të deklarohet qeverisja lokale.

“Deri kur do të punësoni vetëm shqiptarë”, thuhet në një nga pyetjet.

Autoriteteve i zihet për të madhe punësimin si në linjën partiake ashtu edhe në atë etnike dhe atë familjare.

“Pse silleni sikur Zoti ju ka dhënë këto vende pune, për t’i përdorur për qëllime private dhe familjare? “Asgjë nuk është e përjetshme”, thotë një lexues.

“Kur do të mund të punësohen jopartiakët”, pyet një tjetër ndërsa ka edhe një konstatim se “në një karrige janë ulur pesë kuadro partiake që nuk bëjnë asgjë”.

Disa janë të interesuar se kur do të hapet një fabrikë për të punësuar të rinj. “Kështu vetëm se mendohet në interesa personale. Ju ofroni gjithçka para zgjedhjeve dhe fatkeqësisht Bujanoci po bëhet qytet fantazmë”.

“Pse të mos bëjmë diçka për rininë, pa dallim kombësie dhe feje. Për të pasur një punë, për të mbajtur familjet e tyre, ata për këtë paguajnë detyrimet. Pse të jemi komuna më e keqe, që të rinjtë të shkojnë nga sytë këmbët për të punuar për bukën e gojës, kur munden dhe këtu nëse do t’u ofrohet punë”, pyesin bujanocasit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *