VUÇIQ: RAPORTET MË TËMIRA ME SHQIPTARËT, TË DOMOSDOSHME

Bujanoc, Prokuple 3 dhjetor 2021. (xhirim i ekranit të RTS) – Do të duhet të ndërtojmë marrëdhënie shumë më të mira me shqiptarët në të ardhmen dhe se për këtë duhet ndërtuar infrastrukturën, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të ndërtimit të autostradës Nish – Merdarë.

Vuçiq shtoi se produktet serbe do të jenë një treg i shkëlqyer në Prishtinë dhe Tiranë, dhe se autostrada e re do të “është shpëtim për popullin tonë në Graçanicë”.

Përmes kësaj autostrade ata do të mund të arrijnë në Serbinë qendrore sa më shpejt të jetë e mundur, tha Vuçiq.

Seksioni i të ashtuquajturës “Autostrada e Paqes” deri në Merdarë është 77 kilometra e gjatë dhe është pjesë e një projekti rrugor që lidh Nishin me portin e Durrësit, në bregdetin shqiptar të Adriatikut.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *