Bujanoc 8 dhjetor 2021. – Në 24 orët e fundit në Bujanoc janë regjistruar 3 raste të reja të infektimit me VIRUSIN Covid – 19.
Për tri ditë janë sëmurur 8 persona, kurse gjatë muajit dhjetor me virusin Covid – 19 në Bujanoc janë prekur gjithsej 28 banorë.
Sipas raportit të fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, nga territori i rrethit të Pçinjës për COVID-19 janë testuar 317 persona, me ç’rast 38 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid – 19.
Në Vranjë janë regjistruar 22 të prekur, në Surdulicë 5 dhe Bosilegrad 3.
Vlladiçin Hani dhe Presheva janë komuna me nga 2 raste pozitive, ndërsa në Tërgovishtë dje është regjistruar vetëm një rast i infektimit.