Bujanoc, 16 dhjetor 2021. – Zyra për Kosovë e Qeverisë së Serbisë ka bërë të ditur se janë të pasakta pretendimet e disa portaleve shqiptare dhe zyrtarëve të Prishtinës, se Beogradi nuk ka lejuar vizitën e ministres së Qeverisë së Kosovës Donika Gërvalla në Bujanoc dhe Preshevë.
Zyra ka rikujtuar se, sipas marrëveshjes për vizitat zyrtare, çdo vizitë ndërmjet zyrtarëve të Beogradit dhe Prishtinës konsiderohet e miratuar nëse nuk ndalohet shprehimisht me shkresë, dhe kërkesa e Donika Gervalës është trajtuar pozitivisht.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KSHK), Ragmi Mustafa, ka konfirmuar dje në Bujanoc se vizita është anuluar, por nuk e di arsyen.
Ai nuk ka dashur të komentojë informacionet jozyrtare se Beogradi nuk e ka ndaluar vizitën.
Zyra për Kosovë ka konfirmuar se zyrtari ndërlidhës që përfaqëson Beogradin dhe gojarisht i ka thënë zyrtarit ndërlidhës të Prishtinës në Beograd se vizita e Gërvalles në Serbi është miratuar dhe se ajo mund të vizitojë komunat e përmendura në përputhje me marrëveshjen e vlefshme dhe pa shenja të statusit.
Siç theksohet, për këtë dëshmon edhe e-maili në të cilin zyrtari ndërlidhës i Prishtinës falënderoi të enjten oficerin ndërlidhës të Beogradit për aprovimin e vizitës.
Prandaj, Zyra për Kosovë u bën thirrje mediave dhe zyrtarëve në Prishtinë që të ndalojnë mashtrimin e publikut dhe paraqitjen e informacioneve të pasakta.
“Beogradi është ai që vazhdimisht respekton marrëveshjet dhe angazhohet për normalizimin e marrëdhënieve dhe asnjë akuzë e pasaktë nga Prishtina nuk mund ta mohojë këtë”, thuhet në deklaratë.