ARIFI NË FUND TË VITIT: PUNOJMË PËR TË MIRËN E GJITHË QYTETARËVE

 

Bujanoc 31 dhjetor 2021. – “Jemi duke u përpjekur që të gjithë qytetarëve t’u sjellim ditë më të mira, pa dallim nacionaliteti dhe përkatësie partiake”, u tha bujanocasve, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, pas miratimit të buxhetit për vitin 2022.

Në mesazhin për Vitin e Ri, Arifi në profilin e tij në Facebook, ka theksuar se, për dallim nga vitet e kaluara, buxheti është i fokusuar në rini, arsim dhe zhvillim ekonomik, sepse jemi në një kohë kur, siç thotë ai, kamarrë hov ikja e të rinjëve.

– Krahas financimit të rregullt të punës së shkollave, në buxhet parashihet edhe renovimi i shkollave dhe ndërtimi i terreneve sportive për t’iu ofruar nxënësve tanë kushte sa më të mira në arsim. Këtë vit për herë të parë kemi planifikuar mjete për shujtë, për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe transport falas për nxënësit e shkollave të mesme”, ka thënë Arifi në një postim në Facebook.

Ai shtoi se shuma për bursa studentore është rritur për 50 për qind në krahasim me vitin e kaluar – nga 10 në 15 milionë dinarë, aq sa është ndarë për aftësimin profesional të të rinjve.

– Alokimet për zhvillim ekonomik janë rritur për 100 për qind, nga 12 milionë në vitin që po lëmë pas, në 24 milionë për vitin e ardhshëm. Bujqësinë do ta mbështesim me 18,5 milionë dinarë, ndërsa sa i përket sportit do të kemi një rritje prej rreth 25%, pra nga 6,5 milionë në 8 milionë dinarë – thekson ai.

Ai ka shkruar se pushteti komunal e ka dëgjuar zërin e qytetarëve kur ka planifikuar dy herë më pak mjete për infrastrukturën rrugore vitin e ardhshëm se sa vitin e kaluar.

Në historinë e Bujanocit, shtoi ai, buxheti asnjëherë nuk është planifikuar në shumën prej 2,011 miliardë dinarë, si ky për vitin 2022.

Buxheti i miratuar nga Kuvendi të mërkurën u kritikua ashpër nga këshilltarët serbë, të cilët vlerësuan se ai diskriminon serbët e kësaj komune, për të cilin Bujanovaçke tashmë ka raportuar disa herë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *