BEHLULI I FTON SHQIPTARËT QË REFERENDUM TË RRETHOJNË “PO”

 

Bujanoc 13 janar 2022. – Afaristi dhe punonjës medial nga Bujanoci, Nexhat Behluli, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në referendumin e 16 janarit dhe të mbështesin ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë në fushën e drejtësisë. Ai dënoi sjelljen e përfaqësuesve politikë shqiptarë, të cilët sipas tij po punojnë në dëm të komunitetit shqiptar, gjë që e dëshmon edhe qëndrimi i tyre për referendumin.

Shkruan: Nexhat Behluli

Me siguri secili prej jush njeh ndonjë batakçi dhe njeri koti që thuhet se po kërkon punë dhe i lutet Zotit që të mos e gjejë atë.

Njëlloj sillen edhe liderët e partive shqiptare në Luginën e Preshevës: Serbisë i kërkojnë disa të drejta, e kur disa nga to t’i plotësohen – ata nuk duan t’i pranojnë!

Shembulli i fundit është qëndrimi i tyre ndaj referendumit që do të mbahet në Serbi të dielën, më 16 janar.

Edhe pse për të gjithë është e qartë se referendumi vendos ndryshimin e Kushtetutës në pjesën që ka të bëjë me gjyqësorin, se në të ardhmen gjyqtarët dhe prokurorët do të zgjidhen nga profesionstët, e jo nga partitë politike në Kuvend, dhe se kjo për shqiptarët do të pjesëmarrje më e madhee tyre në drejtësi, ndërkaq liderët tanë në formë të përdredhur i bëjnë thirrje shqiptarëve për ta bojkotuar referendumin!

Ata besojnë se duhet ndryshuar e gjithë Kushtetuta – ose asgjë!

Kinezët kanë një fjalë të urtë që rrugëtimi më i gjatë nis me një hap të vogël, por Kina është larg Bujanocit!

Mënjanë shakanë, nëse referendumi dështon, dështon edhe rasti që shqiptarët ta përmirësojnë pozitën e tyre në gjyqësorin serb.

Pra, pse këta drejtues po punojnë në favor të dëmit shqiptar?

Sepse dëmi që i shkaktohet popullit nuk i dëmton ata!

Populli ka nevojë për një gjyqësor më i drejtë ndërsa kërkojnë arsye për t’u ankuar, sepse vetëm kështu mund të paraqiten si mbrojtës të popullit shqiptar, ngase është një punë që atyre iu shpërblehet mirë.

Prandaj ata po e lusin Zotin që pozita e shqiptarëve në Serbi të mos ndryshojë, sepse kur të ndodhë kjo do të duhet të kërkojnë punë tjetër.

Shqiptarët e jugut të Serbisë duhet të dalin në referendum dhe të votojnë PO, sepse me këtë fitojnë të drejtën e revoltës nëse nuk zgjidhen gjyqtarë apo prokurorë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *