NGA COVID – 19 JANË PREKUR 19 BUJANOCAS

 

Bujanoc 20 janar 2022. – Gjatë 24 orëve të fundit 19 persona nga Bujanoci janë konfirmuar me Covid – 19, thuhet në raportin e fundit nga Shtëpia e shëndetit.

Bujanoci për të dytën javë me radhë ka një numër dyshifror të të infektuarve në nivel ditor.

Në tre ditë, janë 84 banorë të komunës tëprekur me Covid – 19, ndërsa numri i përgjithshëm i të sëmurëve në muajin janar është rritur në 170 raste.

Në 24 orët e fundit në ambulancën Kovid janë kryer 131 ekzaminime (171 një ditë më parë), nga të cilat 119 të rritur dhe 12 fëmijë.

Sipas raportit të fundit të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, nga territori i rrethit të Pçinjës për COVID-19 janë testuar 771 persona, ndërsa në bazë të rezultateve janë konfirmuar 333 raste të reja.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Vranjë – 197, pasuar nga Surdulica me 47, Vlladiçin Hani me 29, Presheva me 19, Bosilegrad me 11 dhe Tërgovishta me 10 raste të reja.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *