NJË MILION TË RINJË NË PRITJE TË NDIHMËS NGA SHTETI

 

Bujanoc, 31 janar 2022 – Më shumë se një milion të rinjë të moshës 16 deri në 29 vjeç kanë aplikuar për ndihmë shtetërore prej 100 eurosh, tha ministri i Financave Sinisha Mali.

Afati për aplikim ka përfunduar mbrëmë në mesnatë dhe sipas ministrit kanë aplikuar 1.017.000 të rinj.

Mali tha për TV Pink se pagesa fillon të martën, më 1 shkurt.

Ai shtoi se ishte bërë një plan pagese, kundërvlera në dinarë, dhe se paratë do të derdheshin në llogaritë e aplikantëve për tri ditë.

Ministri thotë se nuk priste kaq shumë aplikues dhe u shpreh i kënaqur me këtë.

– Kjo tregon edhe se ne ia kemi qëlluar me këtë masë – tha Malli.

Ai hodhi poshtë kritikat e opozitës se qeveria po përpiqet të blejë të rinjët para zgjedhjeve.

“Ata po nisen nga vetja, ndërkaq ne që kur ka nisur kriza me Covid-in, po i ndihmojmë financiarisht qytetarët dhe ekonominë”, tha Malli.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *