fbpx

BILANA GJORGJEVIQ NGA BUJANOCI, NË LISTËN “NE DAVIMO BEOGRAD” (MOS TA NGULFASIM BEOGRADIN): BUJANOCI ËSHTË QYTETI IM

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 16. shkurt 2022.(Foto NDBG) – Docentja në Fakultetin e Shkencave Politike (FSHP) në Beograd dhe një nga liderët e lëvizjes “Ne davimo Beograd” (Mos ta ngulfasim Beogradin), e dyta në listën “Moramo” (Duhet) për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe me shumë gjasa deputetja e re Bilana Gjorgjeviq thotë se “Bujanoci është qyteti im”.
Bilana Gjorgjeviq nga Bujanoci ka hyrë në politikë pas studimeve bachelor, master dhe doktoraturës së kryer në Fakultetin e shkencave politike në Beograd, ndërsa studimet master për teori politike i ka përfunduar në Universitetin e Oksfordit.

Në lëvizjen “Ne davimo Beograd” (Mos ta ngulfasim Beogradin), ajo e njohu, siç thotë ajo, trendin që gjenerata e re e njerëzve dhe veprimtarëve sjell në politikë dhe vetëm kuptimin e politikës, dhe tani ata do të donin të ndryshonin Beogradin dhe Serbinë për të mirë.

“Ne kemi filluar si lëvizje lokale, gjatë gjithë kohës duke bashkëpunuar me iniciativa të tjera lokale nga disa qytete të Serbisë në kuadër të Frontit Qytetar, por kemi menduar që në një moment të performojmë në nivel kombëtar dhe ka ardhur ai moment”, thotë Biljana, e cila nga që nga koha si studente jeton në Beograd.

Duke theksuar se ka kohë që nuk ka qenë në Bujanoc, ku vjen vetëm për t’i vizituar prindërit e saj dhe se nuk ka mundësi t’i përcjellë në mënyrë aktive të gjitha ngjarjet, ajo me disa fjali e ka skicuar situatën politike në komunë.

-Të drejtën e votës e kam fituar në vitin 2002 kur kryetar u bë Nagip Arifi, njëzet vjet më vonë kryetar komune është Nagip Arifi. Ndërkohë në atë pozicion ka bërë rotacion me Shaip Kamberin. Kam përshtypjen se asgjë nuk ka ndryshuar në 20 vjet. E përsëris, nuk kam informacione të mjaftueshme, meqë ka kohë që nuk kam qenë në Bujanoc, ndoshta e kam gabim në vlerësimin tim – thotë ajo.

Ajo beson se të njëjtat debate dominojnë ndërsa gjithçka që po ndodh me Kosovën bartet edhe në Bujanoc.

-Në të dyja vendet përdoren të njëjtat lloje manipulimesh, ngrihen të njëjtat lloje tensionesh. Gjendja ekonomike është e keqe, siç është e keqe në shumë zona të tjera të varfra, por thjesht kam përshtypjen se asgjë nuk është përmirësuar dhe se ende përdoret e njëjta retorikë – thekson ajo.

Sipas saj, ndryshimet në Bujanoc janë të mundshme, por duhet të shkojmë përtej kornizës ekzistuese të partitë serbe – partitë shqiptare dhe ta tejkalojmë këtë kufizim.

-Thjesht duhet të merrë fund të mbahesh me njërën ose palën tjetër. Të mos mbashë pozicion brenda njërës apo tjetrës, dhe politika në Bujanoc është reduktuar në politikë etnike. Kështun të ndarë në tabore duhet të pyesim veten se a jemi të gjithë më të varfër, sepse kështu trajtojmë tema të ndryshme. Kjo duhet të ndryshojë në mënyrë që njerëzit të ndiejnë se atje ka njëfarë potenciali, për të krijuar diçka të re, të ndryshojë diçka, për ta bërë atë vend të jetueshëm- thotë Gjorgjeviq.

Ajo thekson se lëvizja “Ne davimo Beograd” (Mos ta ngulfasim Beogradin) është në favor të pranimit të diversitetit dhe se kjo është çështja qendrore në Bujanoc, për të cilin thotë se ishte qytet i ndarë kur ajo u rrit atje dhe beson se edhe tani është njësoj.

– Ajo që po bën lëvizja jonë është e mundur kudo, për këtë jam e sigurt. Fillon me një grup njerëzish, me të njëjtin mendim, që bëjnë diçka dhe njerëzit bashkohen me ta. E përsëris, nuk jetoj në Bujanoc, por shoh disa iniciativa aty-këtu ku të rinjtë serbë dhe shqiptarë bëjnë diçka së bashku, nëse është autentike, mund të jetë rruga e duhur – thotë Bilana.

Ajo vlerësoi se Bujanoci ka qenë në fokus të 20 viteve të fundit dhe se pak ose aspak nga kjo vëmendje është shfrytëzuar në mënyrë të mirë, që qyteti të zhvillohet, njerëzit të mos largohen nga aty.

– Migrimi është një temë e veçantë dhe një trend që ka kapluar shumë qytete të vogla ku ikja nuk bëhet drejtë qyteteve të mëdha, por direkt në vendet e tjera. Nga Kosova po emigrojnë edhe serbët edhe shqiptarët. Problemi është se këto çështje nuk mund të zgjidhen në nivel lokal. Prandaj për Lëvizjen tonë është e rëndësishme çështja e decentralizimit dhe e zhvillimit ekonomik lokal, ndryshe nga ajo që kemi tani. Për një kohë të gjatë fokusi ka qenë në subvencionimin e investime të huaja, ku po krijohen vende pune, për të cilat njerëzit sigurisht kanë nevojë, por del se këto vende pune nuk janë diçka që e ngjallë ndonjë qytet, ngase fitojmë diçka si Geox-in në Vranjë. Koncepti aktual i zhvillimit ekonomik nuk lejon që një qytet të marrë jetë, një ekonomi lokale të zhvillohet rreth tij dhe më pas çdo gjë tjetër të zhvillohet në mënyrë që njerëzit të duan të jetojnë aty – thotë ajo.

Sipas saj, në Serbi, ku gjithçka është e politizuar dhe ku të gjitha vendimet merren në Beograd, decentralizimi është mënyra e vetme që qytetarët të marrin të drejtën për të vendosur se si do të jetojnë.

– Tani kemi vendime politike se kush do të jetë drejtor i shkollës, si do të organizohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimi, gjithçka është e politizuar në të gjitha nivelet dhe se për gjithçka vendoset në selinë e shtetit, në Beograd. Ne mendojmë se nuk duhet të jetë kështu, se politika duhet të jetë afër qytetarëve dhe sikur ne që dëshirojmë që qytetarët e Beogradit të përfshihen në çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e qytetit, ashtu duam që edhe qytetarët në mbarë Serbinë të përfshihen në vendimmarrje në nivelet e tyre lokale. Ashtu siç kërkojmë në fushatën tonë që Beogradi të jetë qytet i mirë për të gjithë, ashtu edhe këtë të drejtë po e kërkojmë për të gjithë njerëzit në Serbi, në të gjitha qytetet tjera – thekson Gjorgjeviq.

Duke folur për situatën në vend, si politologe, jo si politikane, ajo iu referua analizave të instituteve të ndryshme që tregojnë se në Serbi nuk ka demokraci thelbësore.

– Përdoren terma të ndryshëm, disa thonë një regjim hibrid – diçka midis totalitarizmit dhe demokracisë. Hulumtimi Varieties of Democracy përdor termin autokratizim dhe Serbia është një nga pesë vendet në botë për nga shpejtësia e rënies në autokraci, pas Brazilit, Polonisë, Turqisë dhe Hungarisë – thotë ajo.

Koalicioni “Moramo” (Duhet) përbëhet nga partia Së bashku për Serbinë, 30 nisma lokale, Lëvizja “Ne davimo Beograd” (Mos ta ngulfasim Beogradin)dhe lëvizjen Kryengritja ekologjike.

Sipas hulumtimeve, ata aktualisht kanë mbështetjen e 7-8 për qind të qytetarëve në Serbi, andaj me këtë rejting nuk vihet në dyshim kalimi i pragut zgjedhor dhe mandati parlamentar i Bilanës.

E pyetur se sa vështirë e ka pasur të niset nga një vend si Bujanoci në rrugën për në Oksford, pra për gjithçka që ka arritur deri më tani në jetën e saj, ajo është përgjigjur se në fakt një udhëtim të tillë po e nis nga shtëpia e familjes.

-Në familjen tonë arsimi ishte në qendër të vëmendjes. Është e vërtetë që kur kalon nga një qytet më i vogël në një qytet më të madh, të lind dyshimi se mund të mos kesh marrë një arsim të mirë në qytetin tënd, ndaj mund të mos ia dalësh dot. Kjo mungesë e vetëbesimit tek njerëzit nga qytetet e vogla është e zakonshme, por gjithashtu shpesh rezulton e pajustifikuar. Kam pasur një arsim shumë solid në Bujanoc dhe disa mundësi që nuk do t’i kisha në një qytet të madh. Në Bujanoc kemi bërë gjithçka, kemi organizuar shfaqje, kemi shkuar në shkollë muzikore, kam pasur mundësi të punoj në radio. Kam kujtime shumë të bukura nga ajo periudhë e jetës sime. Kam marrë shumë. Një qytet i vogël ka avantazhet e tij për t’u rritur, ka edhe disavantazhe, por për mua nuk ishte një disavantazh i madh, e kapërceva atë që është me punën time – përfundoi ajo.




Leave a Reply

Your email address will not be published.