MUSTAFA: NUK BESOJ SE DO TË KETË ZGJEDHJE NË TËRRNOC

 

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 23. qershor 2022. “Askund në rregullore nuk thuhet që kontrollin e regjistrimit ta bëjnë serbët dhe shqiptarët, gjegjësisht që kontrolli të jetë multietnik”, tha Ragmi Mustafa, anëtar i Këshillit zgjedhor para Koalicionit shqiptar dhe kryetar i Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Ai thotë se koalicioni shqiptar dyshon se, në dy zgjedhjet e mëparshme në Tërnoc, dikush qëllimisht ka regjistruar votuesin 868, i cili nuk posedon dokumente identifikimi.

– Që në fillim sot ka pasur parregullsi sot. Fleta e kontrollit nuk është plotësuar siç duhet, ndërkohë votuesit nuk janë lejuar të votojnë – thotë Mustafa.

Ai shtoi se procesi zgjedhor është penguar që në fillim dhe se kjo është hera e katërt që shqiptarët pengohen të votojnë sipas standardeve demokratike.

Mustafa beson se sot nuk do të ketë fare votim.

Sipas raportimeve të mëhershme të Bujanovaçkes, votimi në Tërnoc as që ka filluar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *