Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23. qershor 2022. Votimi në Tërnoc nuk ka filluar fare, sepse anëtarët e këshillit zgjedhor nga koalicioni shqiptar nuk i lejojnë përfaqësuesit e partive serbe të kontrollojnë regjistrin e votuesve në ekstraktin nga lista zgjedhore, tha për portalin tonë kryetari i këshillit zgjedhor, Dejan Menkoviq.
– Në regjistrin zgjedhor duhet të kenë qasje një shqiptar dhe një serb të cilët edhe do ta ushtrojnë kontrollin e këtij procesi. Shqiptarët nuk lejojnë asnjë serb të ketë qasje në regjistrin zgjedhor. Ata u ulën aty, nuk lanë askënd të hynte, prandaj votimi as nuk ka filluar. – thotë Menkoviq.
Ai shtoi se votimi nuk mund të fillojë derisa të ketë një serb dhe një shqiptar në secilën nga pikat e zgjedhjeve – llamba, regjistri zgjedhor, dokumentet personale dhe dorëzimi i fletëve të votimit.
Sipas tij, në fillim ka pasur tensione mes anëtarëve të këshillit zgjedhor, por jo tani.
Për këtë është njoftuar Komisioni Komunal i Zgjedhjeve dhe pritet vendimi se si do të procedohet.
Siç thotë ai, ka mundësi që votimi të vazhdojë.