QARKU I PÇNJËS ME PAGA MË TË ULËTA NË NIVEL REPUBLIKAN, BUJANOCI I PARAFUNDIT NË NIVEL QARKU

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 25. gusht 2022. Sipas të dhënave të fundit zyrtare të Entit republikan statistikor (ERS), të publikuara në qershor të këtij viti, paga mesatare neto në komunën e Bujanocit viti ishte 52.109 dinarë,

Sa për krahasim, në janarin e këtij viti paga mesatare në komunën e Bujanocit ishte për 1.5 për qind më e lartë.

Paga mesatare në nivel të gjithë vendit për muajin qershor ishte 74.302 dinarë, që është 22.000 dinarë më shumë se mesatarja e Bujanocit.

“Fitimet neto mesatare për qershor 2022 arritën në 56,397 dinarë, që do të thotë se 50 për qind e të punësuarve kanë fituar të ardhura deri në shumën e deklaruar”, sipas ERS.

Në nivel të Qarkut, vetëm banorët e komunës së Preshevës kanë rroga më të ulëta se Bujanoci – 50.627 dinarë.

Shuma më e lartë është fituar në Vladiçina Han – 59,093 dinarë, ndërsa vendin e dytë e ka Qyteti i Vranjës me një mesatare prej 58,986 dinarë.

Në rrethin e Pçinjit, paga mesatare është 57.101 dinarë, që është shuma më e ulët në krahasim me të gjitha qarqet e tjera.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *