Bujanoc, 5 tetor 2022. Kryetarja e Këshillit të Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë dhe këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës – Albina Kurti, Ardita Sinani, ka thënë se pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë në Serbi është përgjigje ndaj pasivimit të vendbanimit të cilit i janë ekspozuar shqiptarët në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Për këtë arsye ajo kërkoi nga bashkëkombasit e saj që të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që filloi më 1 tetor.
Një ftesë të tillë para saj kanë dërguar të gjithë liderët politikë të shqiptarëve të kësaj ane, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke.
– Çdo herë dhe në çdo moment kur ishte në pyetje interesi kombëtar, ne treguam se jemi aktivë. Le të jemi edhe tani në luftën kundër pasivizimit – tha Sinana në një videomesazh.
Sipas saj, shqiptarët duhet t’i përgjigjen represionit duke regjistruar veten dhe familjarët e tyre.
-Regjistroni të gjithë dhe secilin. Edhe ata që janë duke qëndruar përkohësisht në Kosovë dhe në diasporë. Të dëshmojmë fort se jemi këtu – thotë Sinani.
Regjistrimin në komunën e Bujanocit janë duke e zbatuar 89 regjistrues dhe 13 instruktorë.
Pas bojkotit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, shqiptarët vendosën të marrin pjesë në këtë regjistrim.