fbpx

PËR SHQIPTARËT NGA BUJANOCI DHE PRESHEVA 35.000 EURO NGA KOSOVA, PËR LOBIM JASHTË VENDIT

Bujanoc, 12 tetor 2022. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 35 mijë euro për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, me kërkesë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH).

Kryeministri Albin Kurti tha se në këtë mënyrë Kosova po i ndihmon shqiptarët e tri komunave të Serbisë në aktivitetet e tyre lobuese.

“Në këtë moment Ministria e Financave ka ndarë mjete buxhetore prej 35 mijë euro. Mjetet janë ndarë në bazë të kërkesës së KKSH-së dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për të mbështetur aktivitetet e tyre lobuese”, ka thënë Kurti, transmeton portali kosovar Indeks online.

Kërkesën e KKSH-së dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare e ka paraqitur zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në tri komuna kanë udhëtuar këtë verë në SHBA me para nga buxheti i qeverisë së Kosovës, siç thuhej atëherë, për lobim.




Leave a Reply

Your email address will not be published.