VJOSA OSMANI: MBETEM E PËRKUSHTUAR PËR SHQIPTARËT NË BUJANOC DHE PRESHEVË

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 11 tetor 2022. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se mbetet e përkushtuar në përpjekjet për t’iu ofruar të gjitha të drejtat shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Të hënën, Osmani u takua me Avokatin e Popullit të Kosovës Naim qelaj për të “diskutuar të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, njoftoi zyra e saj.

“Temë kryesore e takimit ishte ndërmarrja e hapave të mëtutjeshëm në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. “Presidentja Osmani përsëriti përkushtimin e saj për promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, thuhet në njoftim.

Çelaj ka vizituar Bujanocin në mars të këtij viti dhe ka takuar kryetarin e komunës, Nagip Arifi.

Siç u bë e ditur asokohe, Arifi kërkoi nga Avokati i Popullit që të ndikojë në rregullimin e çështjes së dokumenteve personale për qytetarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës që jetojnë dhe punojnë përkohësisht në Kosovë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *