HAPET SËRISH QENDRA E MIGRANTËVE NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 24 tetor 2022. Qendra për pritjen e emigrantëve në Bujanoc, në ish-fabrikën “Svetllost”, është rihapur së fundi pas më shumë se një viti.

Siç mësohet jozyrtarisht nga Bujanovaçke, në këtë qendër aktualisht janë strehuar rreth 60 migrantë, të cilët i përkasin kategorive vulnerabël, pra familjeve dhe të miturve të pashoqëruar.

Se riaktivizimi i qendrës së Bujanocit ishte i pashmangshëm është lënë të kuptohet në fund të shtatorit, kur Komisariati Republikan për Refugjatë njoftoi se Qendra pritëse në Preshevë është pothuajse e mbushur, pasi fluksi i mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut sërish po rritet.

Bujanoci atëherë ishte caktuar si variant rezervë.

Sipas informacioneve nga Presheva, aktualisht në qendrën e atjeshme janë pak më shumë se 1100 migrantë dhe çdo ditë mbërrijnë 150-350, mëson Bujanovačke.

Mirëpo, në Preshevë nuk qëndrojnë më shumë se 3-4 ditë, kurse në Bujanoc maksimumi një javë, kur vazhdojnë udhëtimin drejt veriut.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *