Bujanoc, 2 nëntor 2022. Projektet infrastrukturore në vlerë prej 5 milionë dinarë janë drejt përfundimit në fshatin Bilaç, njoftuan nga Komuna e Bujanocit.
Asfaltimi i një rruge tashmë ka përfunduar, ndërsa në dy rrugë të tjera punimet janë në fazën përfundimtare.
“Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka dalë në terren për të parë vetë se çfarë është bërë në Bilaç”, thuhet në njoftim.
Kontraktor është Shera Beton.