Bujanoc, 29. dhjetor 2022. Shqiptari i dyshuar për terrorizëm, i cili dy ditë më parë u arrestua nga anëtarët e Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) në Bujanoc, dyshohet se është nga Podujeva.
Portali Folonline shkruan se arrestimi u bë në parkingun e restorantit Rozafa në rrugën e Gjilanit.
Të dyshuarit iu gjet një sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një pushkë snajper me silenciator, një skorpion me silenciator, një kilogram eksploziv, si dhe një sasi e madhe municioni, njoftoi BIA të martën në mbrëmje.
Ai drejtonte një makinë “BMW” me targa norvegjeze.
Aksioni i pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka zgjatur nga ora 18:00 deri në 20:00.