Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 6. tetor 2023. Kryetari i Degës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc, Ragmi Mustafi, i tha kryetarit të Partisë Progresive Serbe (SNS) në Bujanoc, Nenad Mitroviq, se askush nuk i beson atij se përparimtarët në kuvendin lokal e përkrahën kryetarin e Bujanocit, Nagip Arifi dhe e votuan rishikimin e buxhetit për interesa të qytetarëve. “As edhe se e keni shpëtuar kryetarin e komunës së Preshevës Shqiprim Arifin nga zgjedhjet, po ashtu për interesat e qytetarëve”, thotë Mustafi.
Ai mbronë qëndrimin e tij se progresistët kanë marrëveshje me Nagip dhe Shiprim Arifin dhe i bën thirrje Mitroviqit që ta bëjë publike.
Bujanovaçke në fillim të kësaj jave trasnsmetuan deklaratën e Mitroviqit në të cilën ai mohon se progresistët tashmë kanë rënë dakord për qeverisje të përbashkët me Arifin, pas zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Mustafi gjithashtu hodhi poshtë si të pavërteta pretendimet e Mitroviqit se në vitin 2020 “koalicioni mbarëshqiptar” në Bujanoc është formuar vetëm për të penguar pjesëmarrjen e serbëve në qeveri.
– Ky akt politik i partive politike shqiptare në Bujanoc është bërë me qëllim që të theksohet se shqiptarët janë të përjashtuar nga të gjitha institucionet publike, republikane dhe rajonale vetëm pse janë shqiptarë. E sidomos për shkak të mosrespektimit të obligimeve të marra në nivel ndërkombëtar në tri marrëveshje me përfaqësuesit politikë dhe institucionalë shqiptarë nga Qeveria e Serbisë – deklaroi Mustafi.
Po ashtu për të është indikatorive se lëvizjet e këshilltarëve përparimtarë pasuan pasi Mitroviqi u bë drejtor i Shërbimit të Trupit Koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë. Me këtë, siç thotë ai, kontrollon plotësisht investimet kapitale në këto komuna, duke përfshirë edhe vetë autoritetet komunale.
MUSTAFA I THOTË MITROVIQIT: ASKUSH NUK BESON SE NUK KA MARRËVESHJE ME NAGIPIN
Bujanovačke7. Oct 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostZËVENDËSI I KRYETARIT TË BUJANOCIT NË TAKIM ME KURITN, BUJANOCI DHE PRESHEVA PËR MUSLIUN JANË KOSOVË LINDORE
Next PostMILLANI DHE MILANA: DASMA E PARË NË LLOPARDINCË, ÇIFTIT I DHUROHEN