I DIPLOMUARI NË AKADEMINË POLICORE: MINISTËR, PËR MUA NUK KA VEND NË POLICI VETËM NGA SHKAKU SE JAM SHQIPTAR

Bujanoc, 7. dhjetor 2023. Ahmet Beqiri nga Presheva, i diplomuar në Universitetin e Kriminalistikës dhe Policisë në Beograd, pohon se nuk ka vend për të në polici vetëm pse është shqiptar. Për shkak të diskriminimit të cilit i është ekspozuar, siç thotë ai, Beqiri me një letër të hapur i është drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme, Bratisllav Gashiq, , të cilën po e transkriptojmë të plotë.
I nderuari ministër Gashiq,
Fillimisht dua t’ju përgëzoj për një iniciativë të tillë. Kolegët, padyshim e meritojnë angazhimin në MPB-në e Republikës së Serbisë. Me këtë rast, do të doja të shfrytëzoja postimin tuaj për të tërhequr vëmendjen për trajtimin e pabarabartë të disa studentëve të vetëfinancuar të UPK-së në Republikën e Serbisë.
A është zgjidhur problemi i të gjithëve? Sigurisht që jo. Janë pranuar 161 kolegë, por duhet të pranoheshin 162. Arsyeja është diskriminimi NË BAZA NACIONALE, dhe pasoja është pasqyruar në njoftimin tim të datës 16.11.2023 se nuk ka nevojë të punësohem sepse “nuk ka vend” (e cila është e pavërtetë famëkeqe: palët, gjegjësisht qytetarët e komunës së Preshevës presin disa orë për të realizuar të drejtat e tyre të garantuara me Kushtetutë dhe ligj – për shkak të mungesës së stafit në SP Preshevë). Nuk ka vend për një shqiptar që ka kryer studimet bazë, master dhe ka specilaizuar në Universitetin e Kriminalistikës dhe Policisë? Nuk ka vend në Stacionin Policor të Preshevës, Bujanocit, Policinë në Vranjë, ndoshta? Për të mos përmendur faktin se jam i vetmi shqiptar nga jugu i Serbisë që kam ardhur në Beograd për të studiuar dhe diplomuar në UPK. Arsimi duket se nuk ka më rëndësi. Unë e di shumë mirë serbishten, gjuha ime është shqipja. Është e qartë se ky informacion nuk do t’ju arrijë në asnjë mënyrë tjetër tek ju, sepse në MPB në jug të Serbisë ka grupe joformale dhe individë fantazmë që e pengojnë një gjë të tillë. Për 18 muaj më kanë gënjyer se do të punësohem përgjithmonë, por në fund më kanë thënë se janë nxënë pozitat. Kush i zuri ato kur dihet se ka mungesë të fuqisë punëtore në jug. Edhe për mua është e dyshimtë sepse në të gjithë DP-në Vranjë, asnjë polic nga pakica kombëtare shqiptare nuk e ka kryer Universitetin e Kriminalistikës dhe Policisë. Në komunat ku shumica e popullsisë është e pakicës kombëtare shqiptare, nuk ka asnjë punonjës policie në pozitën e zyrtarit të lartë që të ketë kryer Universitetin e Kriminalistikës dhe Policisë. Dhe, dua ta pranoj apo jo, në mendje më lind pyetja: si ka mundësi që nuk më ka vend në DP Vranjë, SP Preshevë, SP Bujanoc, duke pasur parasysh që jam shqiptari i parë i diplomuar nga Universiteti i Kriminalistikës dhe Policisë. Nëse është kështu, atëherë është evidente se janë shkelur parimet e policisë multietnike në jug të Serbisë dhe ato duhet të rishqyrtohen dhe në bazë të gjendjes faktike të dukshme të kontrollohet pse dikush ndihet “i mërzitur” nga një shqiptar me diplomë universitare, i cili ka studime bazë, master dhe specializim nga universiteti shumë i vlerësuar i Kriminalistikës-dhe Policisë. Ndoshta është vetëm aktivitet korruptiv i dikujt nga stafi i lartë.
Kam punuar me kontratë të caktuar në SP Preshevë si referent policie deri më 26.07.2022, derisa u bëra “i papërshtatshëm”, sepse nuk doja të shkelja ligjin. Dua të theksoj se gjatë punës sime në stacuonin e përmendur kam përpunuar 18026 kërkesa.
Nga data 26 korrik 2022 deri më 16 nëntor 2023, në shtatë (7) raste, nga punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë – shërbimi personelit, më është kërkuar që të dorëzoj dokumentacion identik për ripranim në Ministrinë e Punët e Brendshme – në Republikën e Serbisë. Pas 18 muajsh pritje dhe dhënie shprese të rreme, në fakt më mashtruan, edhe pse e dinin që në fund “nuk do të ketë vend”, më 16 nëntor 2023, më kthyen letrat në kafene me koment “aktualisht nuk ka kushte për punësimin tuaj”.
Nuk ka vend për një shqiptar të shkolluar që i ka kryer detyrat me nder? Për këtë, natyrisht, mund të dëshmojnë qytetarët e komunës së Preshevës. A ËSHTË KJO DREJTËSI?
Pa folur për faktin që askush nuk më thirri për të dorëzuar uniformën dhe identifikimin tim zyrtar. Pra, ky është një krim i karakterit lokal, për të cilin Beogradi nuk di asgjë ose është keqinformuar përmes raportimeve anonime të bëra nga ndonjë individ fantazmë. Kjo duhet të ndalet, shpresoj përmes këtij postimi. Nuk është e rrallë të dëgjosh që disa pleq të DP-së Vranje, SP Preshevë të nacionalitetit serb të thonë: “çka do të bëjmë me një shqiptar tjetër”, “vetëm edhe ai na duhet” dhe fjali të ngjashme joadekuate, fatkeqësisht të gjithë e dinë këtë, por askush nuk. reagon për të mos “marrë” ndaj një individi fantazmë, se mund ta ketë problem të marrë kartën e identitetit – imagjinoni?! Në një vend demokratik që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian?! Të mos flasim për shpenzimet për shtetin, njerëzit kalojnë 100 kilometra për të ardhur në Preshevë, gjë që është për t’u respektuar, por pse është problem të punësohet një shqiptar vendas me arsim të lartë dhe të cilin shteti e ka pashkolluar për të mbushur radhët në një mjedis multietnik, siç është jugu i Serbisë? A respektohet marrëveshja që është bërë apo është një “shkronjë e vdekur në letër”? Si ka mundësi që ka vende për njerëz më pak të kualifikuar dhe jo për mua? Është shqetësuese edhe mënyra se si e mora vesh: në një kafene lokale në Preshevë nga një oficer. Njerëz, MPB-ja e Republikës së Serbisë është kompani private apo institucion shtetëror me traditë? Po ktheni dokumentacionin e pakompletuar në një kafene? E Padëgjuar. Për të mos folur për diploma false, sjelljen e të oficerëve të caktuar, sistematizimin dhe disa gjëra të tjera të padrejta. KY ËSHTË DISKRIMINIM “FLAGRANTE DELICTO”.
Më vjen mirë që më në fund kolegët e mi gjetën një punë dhe e zgjidhën çështjen e tyre, por më dhemb padrejtësia në rastin tim. Unë ju dërgova një letër ministrisë, presidentit të këtij vendi, por askush nuk kujdeset për një shqiptar.
Për fat të keq jam i detyruar t’ju drejtohem në këtë mënyrë, sepse dyshoj se nuk po ju përcjellin informacion të plotë dhe të vërtetë. ju. Unë ju kërkoj të parandaloni padrejtësinë ndaj së cilës jam i ekspozuar, vetëm ju mund ta bëni.
Preshevë,
6 dhjetor 2023



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *