KONFIRMOHET: SOT NDAHET NDIHMA FINANCIARE PËR 910 NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 6. dhjetor 2023. Siç njoftoi Bujanovaçke të mërkurën, nxënësit e dy shkollave të mesme në Bujanoc do të marrin nga 10.000 dinarë ndihmë të njëhershme nga shteti.

Pagesën e ka konfirmuar kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Ai bëri të ditur se sot ka nënshkruar urdhër për kalimin e 9.1 milionë dinarëve në llogaritë e nxënësve të shkollave të mesme.

Siç tha ai, ndihmë do të marrin 910 nxënës të shkollave të mesme në Bujanoc.

Në shkollën e mesme “Sezai Suroi”, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, mësimet i vijojnë 630 nxënës, ndërsa në shkollën “Sveti Sava” 285.

Paratë për nxënësit e shkollave të mesme të Bujanocit paraprakisht janë transferuar nga niveli republikan në vetëqeverisjen lokale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *