ZYRA PËR TË RINJË ORGANIZON TURNE NË FUTBOLL TË VOGËL

Bujanoc, 12. dhjetor 2023. (Foto nga arkivi) – Zyra e të rinjë në Bujanoc megjithatë ekziston dhe do të organizojë turneun në futsall që do të fillojë më 20 dhjetor. Turneu luhet në Pallatin e Sporteve “Rinia” në Bujanoc.
Regjistrimi i ekipeve do të bëhet deri më 19 dhjetor, ora 17:00, pas së cilës do të hidhen çiftet dhe do të përcaktohen datat e ndeshjeve.
Fituesi i turneut do të marrë një çmim prej 150.000 dinarë, ndërsa i dyti do të marrë 70.000 dinarë.
Turneu luhet sipas sistemit 4+1 lojtarë ndërsa mund të regjistrohen 10 lojtarë për ekip.
Shorti i çifteve është me datë 19 dhjetor ora 18:30 në ambientet e Zyrës rinore.
Të gjithë të interesuarit për përfaqësimin e ekipeve mund të kontaktojnë koordinatorin e Zyrës për të rinj Shpëtim Xheladini në numrin 062/8514526.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *