SASHA ARSIQ: VENDI I DYTË NË BUJANOC NGA RADHËT E PARTIVE SERBE ËSHTË NJË PRELUD I MIRË PËR ZGJEDHJE LOKALE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18. dhjetor 2023. – Me afro 600 vota, Serbia kundër dhunës SKDH (SPN) doli në vendin e dytë në mesin e partive serbe në Bujanoc, që është një sukses duke marrë parasysh se nuk kemi pasur kandidat për deputet, thotë për Bujanovaçke, Sasha Arsiq, udhëheqës lokal i Lëvizjes Popullore të Serbisë, duke iu përgjigjur tekstit të Bujanovaçkes: LIDERËT OPOZITARË MUNDEN EDHE NË BASTIONET E TYRE.
“Askush nga Bordi komunal nuk ka qenë kandidat për deputet, kështu që 600 votat e bujanocasve që mendojnë ndryshe janë më se të mjaftueshme për hyrjen në zgjedhjet komunale që na presin pas disa muajsh”, thotë Arsiq.
Ai thekson se SKDH-ja (SNP) ka “rezultat shumë më të mirë se SPS-i dhe të gjitha partitë opozitare”, që, sipas tij, është rezultat i infrastrukturës së zhvilluar të Lëvizjes popullore të Serbisë dhe njerëzve cilësorë në këshillat lokale.
Arsiq komenton faktin se SKDH (SNP) mori shumë më pak vota se lista e Vuçiqit në bastionin e tij Klenik:
– Sasha Arsiq nuk ka qenë kandidat në listën parlamentare që njerëzit në rajonin tim të më votojnë personalisht me emër dhe mbiemër. Ndërkaq në anën tjetër kishim Aleksandër Vuçiqin dhe të gjitha votat nga këtu shkuan në emrin e tij edhe pse tashmë është president. Votuesit, të pa informuar sa duhet për procesin zgjedhor, votuan për SNS-në, duke mos ditur se nuk votojnë për Vuçiqin por për deputetë, dhe me sa dimë SNS nuk ka kandidat nga Bujanoci, përfundon Arsiq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *