EMERGJENCA ME DUART PLOTË PUNË, LËNDIME NGA FISHEKZJARRE DHE DEHJA ME ALKOOL

Bujanoc, Beograd, 01. janar 2024. – Ekipi kujdestar i urgjencës kishte duart plot punë natën e ndërrimit të moteve. Tre persona kanë mbetur të plagosur nga fishekzjarrët, ndërsa njëri ka pësuar lëndime të rënda në sy.
Sipas departamentit të urgjencës, shumica e pacientëve ishin nën ndikimin e alkoolit:
“Pacientët vinin gjithë natën, kryesisht të dehur, sidomos të rinjtë. Pas mesnate kemi bërë kthjellimin e 6 pacientëve ndërsa një herë ka ndërhyrë policia për sjellje agresive”, thonë në urgjencë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *