KOMUNA: NGA GJYSËMVJETORI I DYTË NXËNËSIT E “B. RADIÇEVIQ” VIJOJNË MËSIMET NË SHKOLLËN E TYRE, KËSHTU DUHET TË BËHET PATJETËR

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 11. janar 2024. Po ashtu edhe Administrata komunale pret që nxënësit e shkollës fillore “Branko Radiçeviq” në Bujanoc të fillojnë gjysmëvjetorin e dytë në shkollën amë, e cila ka dy vite që është në renovim. Portalit tonë sot u tha se kontraktorët janë urdhëruar që duhet të jetë kështu.
-Pres pranimin teknik të objektit javën e ardhshme dhe deri më 22 janar do të kemi leje për përdorim – tha për Bujanovaçke, Fazila Azemoviq, kryeshefe e Drejtoratit komunal për Investime dhe Zhvillim.
Ajo theksoi se të gjithë të përfshirët në këtë çështje po mundohen që fëmijët të shkojnë në objektin e rinovuar.
Faza e parë e rikonstruimit të shkollës nisi në janar të vitit 2022 dhe përfundoi një vit më vonë, por kthimi i fëmijëve u vonua, siç njoftoi asokohe Komuna, për shkak të problemeve me ngrohjen.
Këtë verë filloi faza e dytë e rikonstruimit, e cila përfshinte rregullimin e katit përdhes, fasadën e re të shkollës dhe rinovimin e sallës së edukatës fizike, kështu që rikthimi i fëmijëve në shkollë u vonua sërish, ndërsa për këtë arsye pati edhe protesta nga prindërit.
Megjithatë, Komuna pretendoi se nuk ishin shkelur afatet dhe se gjithçka po shkonte sipas planit, duke paralajmëruar përfundimin e punimeve në janar 2024.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *