ANKETA: BUJANOCASIT ME DËSHIRË DO TË SHKONIN NË USHTRI, NËSE PËRPARËSI DO TË KISHIN BIJTË E PËRKËDHELUR

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12. janar 2024. Nëse do të pyeteshin lexuesit e Bujanovaçkes, shërbimi në ushtri duhet të bëhet sërish obligim që nga sot, ndërsa katër muaj shërbimi ushtarak është shumë pak, sipas shumicës së atyre që morën pjesë në anketën e portalit tonë. Të paktën 9, nëse jo 15 muaj, është e nevojshme që ushtria të bëjë burra nga rinia e shthurur dhe e kotë – të cilët, natyrisht, do të qëndrojnë në mbrojtje të atdheut kur të jetë e nevojshme. Ndër të tjera, kundërshtarët e paktë të idesë së ushtrisë së detyrueshme thonë se tërë kjo është “politikanizëm dhe hile”.
Duke gjykuar nga më shumë se 100 komente në faqen e Bujanovaçkes në Facebook, nisma e shtetit, përkatësisht Ministrisë së Mbrojtjes, për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak mbështetet nga shumica dërrmuese e qytetarëve, sepse: Kush do ta mbrojë shtetin nëse atë nuk e mbrojnë burrat. Është e detyrueshme të futet shërbimi ushtarak në mënyrë që burat të mund të trajnohet nëse nesrë do të duhej mbrojtur vendin dhe pragun e shtëpisë së tyre ndërkaq këtë nuk mund ta bëjë dikush që nuk di të gjuajë me pushkë dhe të përdorë pajisje të tjera luftarake – shkruan njëri nga komentuesit.
Disa, nga numri i pakët që nuk janë entuziastë për këtë ide, pyetën “A mos po përgatitemi për luftë”, mbase duke mos ditur se ministri i Mbrojtjes tashmë ishte përgjigjur se nuk do të hyjnë në ushtri për të luftuar – kështu që kjo dilemë nuk qëndron.
Disa të tjerë thonë se fjala është për politizim dhe hile.
“Ushtria duhet të jetë profesioniste, ndërsa një ushtar profesionist duhet të bëhet ushtar profesionist përmes edukimit adekuat me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme të fituara. Ky është mashtrim dhe politizim i pastër. Fëmijët rriten që në moshë të re në familjen primare. Të gjithë jemi humbës që si prindër presim që ushtria t’i riedukojë fëmijët tanë”, tha doktoresha Katarina Kragujeviq Pejiq.
Por çfarë di doktoresha. “Ushtria nuk edukon, por e përforcon dhe e bën njeriun të pavarur, ndërsa prindërit e edukojnë, shkolla e arsimon. Prandaj futja e shërbimit ushtarak është shumë e nevojshme”, përgjigjet komnetuesi Rade Baboviq.
Një profesor i matematikës nga Bujanoci ngriti çështjen e qëndrimit të shtetit ndaj atyre që në të kaluarën dolën për të “mbrojtur atdheun”.

“Fatkeqësisht, disa grupe në pushtet na kanë treguar se nuk ia vlen të luftojmë për këtë vend. Ata që ikën nga mobilizimi dolën më mirë, ndërsa ata që dolën në fushëbetejë ose u bënë invalidë apo qytetarë të dorës së dytë. Shumë shpesh ata heqin të zinjtë e ullirit për të ushqyer fëmijët e tyre. Për të mos përmendur ata që vdiqën dhe çfarë kujdesi kanë familjet e tyre. Shteti ka qenë gjithmonë njerkë për ato kategori të popullsisë!”, ka thënë ajo në komentin e saj.”
Por çfarë di profesoresha. A nuk mjafton që “Ushtria të bën burrë nga një njeri i plogësht dhe fëmijë i përkdhelur i mamit dhe i babit. Po, sigurisht, kjo deri më tani është gjëja më e mençur nga shteti”, thotë Sava Tomiq.
Sa i përket djemëve të përkëdhelur – ata nuk do të shkojnë në luftë, është i sigurt Ivan Simonoviq.
“Sikur që nuk shkuan as Vulin, as Vuçiq. Do të shkojnë fëmijët e zakonshëm që do të vdesin nëse ata që listova e çojnë vendin në një luftë, si Shesheli dhe Millosheviqi në vitet ’90,” thotë ai.
Nikola Mishiq nuk ishte i kënaqur me rezultatet e sondazhit sepse, siç theksoi ai, futja e ushtrisë mbështetet nga amviset dhe “njerëzit e zgjuar mbi 60 vjeç, të cilët janë arsyeja pse jemi këtu ku jemi” dhe që “votuan të vetët para një muaji, të verbuar nga një manipulues, nga interneti pa kufi në një Motorola dhe serialet turke”.
Ushtria e rregullt u shfuqizua në vitin 2010 dhe rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak u iniciua nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë pak ditë më parë.
Për të shmangur konfuzionin apo komentet keqdashëse, pjesa mashkullore e redaksisë së Bujanovaçkes ka kryer “borxhin ndaj atdheut” në APJ në vitin 1991/92, përkatësisht në Ushtrinë e SMZ në 2005/06.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *