BUJANOCASIT VËSHTIRË TË MARRIN VËRTETIME MBI PAPUNËSINË PËR VAUÇERË, SHKP DEMANTON ANKESAT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 15. janar 2024. – Banorët e papunë të komunës së Bujanocit përmes aplikacionit tonë “Njofto Bujanovaçken” kanë thënë se do të mbeten pa vauçer për pushime në Serbi, pasi siç pohojnë ata, prej një jave po tentojnë pa sukses që të marrin vërtetimin e nevojshëm në ekspoziturën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit (SHKP) në Bujanoc për aplikim. Megjithatë, SHKP i mohon këto akuza.

-Edhe sot (e hënë) na thanë se sistemi nuk funksionon, kështu që nga java e kaluar nuk kemi mundur të marrim konfirmim se jemi në regjistrat e SHKP-së, pa të cilin nuk mund të aplikojmë për vauçer – thotë bashkëbiseduesi i Bujanovaçkes.

Të njëjtin problem e kanë raportuar edhe disa banorë të tjerë të Bujanocit. Siç thonë ata, për shkak të papërgjegjshmërisë së punonjësve të SHKP-së, ata do të mbeten pa vauçer. Përndryshe, aplikimet kanë filluar sot, ndërsa që nga mëngjesi i sotëm ka turma të mëdha në postë dhe pritet që vauçerët, si në ciklet e mëparshme, të shpërndahen në ditën e parë.

Për të verifikuar këto pretendime, Bujanovaçke ka kontaktuar me degën e SHKP-së në Bujanoc dhe na është thënë se është e vërtetë që sistemi nuk ka funksionuar javën e kaluar, por vetëm për një ditë.

– Nga mëngjesi i sotëm gjithçka është në rregull dhe kushdo që ka nevojë për vauçer mund të vijë të marrë atë që kërkon – thonë në SHKP.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *