NË VENDKALIMIN KUFITAR PRESHEVË KONFISKOHEN 150 Kg MARIHUANË

Bujanoc, 21. janar 2024. (Foto MPB) – Policët dhe doganierët në vendkalimin kufitar të Preshevës konfiskuan 150,8 kilogramë marihuanë dhe arrestuan Z. J. (29), i cili drejtonte kamionin në të cilin u gjet sasia në fjalë, u bë e ditur të shtunën.
Në një komunikatë MPB-ja thekson se policia në pikën kufitare të Preshevës, në hyrje të Serbisë nga Maqedonia e Veriut, në një kamion rimorkio ka gjetur 12 qese me marihuanë.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike Vranjë.
Ministria bën me dije se ky është konfiskimi i dytë i madh i marihuanës, menjëherë pas operacionit në Gradina – pikën kufitare me Bullgarinë, ku u sekuestruan 135 kilogramë.
Me atë rast, ministri i Brendshëm i Sebisë, Bratislav Gashiq tha se “konfiskimi i më shumë se 285 kilogramëve marihuanë është një rezultat i shkëlqyer i policisë sonë kufitare dhe dëshmi e punës së tyre të përkushtuar dhe këmbëngulëse në luftën kundër trafikut të drogës dhe tregues mbi luftën e pakompromisë të policisë sonë kundër dilerëve të drogës”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *