TURNEU I SHAHUT NË ZHBEVCË: PRITET TË MARRIN PJESË MJESHTËR SHAHU SHQIPTARË, MAQEDONAS, BULLGAR DHE ROMË

Bujanoc, 22. janar 2024. – Klubi i shahut “Paul Keres-Kondiva” nga Zhbvaci i Bujanocit më 28 janar do të organizojë Turneun e 50-të jubilar të shahut Sveti Sava me rastin e gjysmë shekulli nga formimi i klubit.
Turneu do të mbahet në ambientet e Shkollës Fillore “Dragomir Trajkoviq”, dhe do të fillojë në ora 10:00.
Nikoqirët presin që këtë vit të regjistrohen rreth 50 shahistët më të mirë nga rajoni, duke pasur parasysh se ftesa u janë dërguar të gjitha klubeve të shahut nga shtatë komuna të rrethit të Pçinjët.
Sipas organizatorëve, risi është se këtë vit në turneun në Zhbevc, përveç pjesëtarëve të komunitetit serb, publiku do të shikojë edhe mjeshtra shahu nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe mjeshtër romë.
Fituesi i këtij turneu të 50-vjetorit të shahut do të marrë një çmim prej 200 euro, nënkampioni 150 dhe garuesi i vendit të tretë 100 euro.
Një çmim prej 100 eurosh do të marrë edhe garuesi më i mirë nga fshati Zhbevc.
Organizatorët presin që shahistët e interesuar të regjistrohen deri të premten, më 26 janar, në numrin 065/34 11 637 (Zoran).




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *