ARIFI NUK ËSHTË I INFORMUAR MBI VIZITËN E VUÇIQIT

Bujanoc, 25. janar 2024. Kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, nuk është informuar për vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në fshatin Lluçan, ka thënë për portalin tonë shefi i kabinetit Sali Salihi.

E pyetur nëse kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, apo ndonjë përfaqësues tjetër i pushtetit komunal do ta presë të premten presidentin Vuçiq, Salihu përgjigjet:

-Këtë po dëgjojmë nga ju. Deri në këtë moment askush nuk na ka kontaktuar për ardhjen e tij.

Nuk kemi marrë përgjigje në pyetjen nëse dikush nga Komuna do ta presë presidentin Vuçiq nëse u vjen ftesa.

Vuçiq të premten (26 janar) vjen në komunën e Bujanocit, gjegjësisht në fshatin Lluçan, ku do ta vizitojë shkollën fillore “Sami Frashëri”, ka konfirmuar sot për portalin tonë kryetari i përparimtarëve të Bujanocit, Nenad Mitroviq.

-Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por është pothuajse e sigurt se presidenti Vuçiq do ta vizitojë edhe kishën në fshatin Bozhinjevc – thotë Mitroviq.

Përveç komunës së Bujanocit, presidenti pritet të vizitojë edhe Vranjën, ku do të vizitojë Qendrën Shëndetësore.

VUÇIQ NESËR VIZITON LLUÇANIN, AFËR BUJANOCIT




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *