SALIHI: I FTOJ ROMËT E MI TË MARRIN PJESË NË TUBIMIN E PARTISË SË DREJTËSISË DHE PAJTIMIT

Bujanoc, 2. shkurt 2024. Partia për Drejtësi dhe Pajtim (PDP), e udhëhequr nga Adem Salihi, të dielën (4 shkurt) nga ora 18:00 do të organizojë mbledhjen e komitetit komunal të partisë në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc.
“Përmes kësaj dëshiroj t’i ftoj të gjithë bashkëkombësit e mi romë që të vijnë në një numër sa më të madh dhe të dëgjojnë se çfarë kemi arritur të bëjmë së bashku”, tha kryetari i PDP-së, Adem Salihi.
Në takim do të diskutohen projektet e realizuara në 4 vitet e mëparshme dhe çfarë kanë marrë romët gjatë kësaj kohe.
Po ashtu, shtohet se në të njëjtën ditë do të jenë mysafirë edhe SHKA “Zulfiqar Bajramoviq” në krye me kryetarin Sejdi Zenuni, si dhe orkestra “Talentët e rinjë” nga Bujanoci.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *