SUBVENCIONE PËR BLERJEN E VETURAVE ELEKTRIKE, NDIHMË PËR BLERJE TË PALUJTSHMËRIVE

Bujanoc, 2. shkurt 2024. Me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit, Qeveria e Serbisë do të subvencionoj blerjen e automjeteve elektrike, ndërsa më së shumti para do të ndajë për vetura – 5000 euro. Në seancën e mbajtur të enjten u vendos gjithashtu që shteti t’i ndihmojë prindërit me gjithsej 1.5 miliardë dinarë për blerjen e pasurive të paluajtshme në bazë të lindjes së një fëmije, ndërsa për parandalimin e murtajës afrikane parashihet ndarja e mjeteve edhe për pronarët e kafshëve.
Qeveria e Republikës së Serbisë ka ndarë gjithsej 170 milionë dinarë për blerje të subvencionuara të veturave të reja që kanë ngasje ekskluzivisht elektrike. Të drejtën e blerjes së subvencionuar të këtyre makinave kanë personat fizikë dhe juridikë, si dhe sipërmarrësit, ndërkohë që aplikimet dorëzohen në Ministrinë e Mbrojtjes së Mjedisit deri më 31 tetor të këtij viti.
Subvencionet e parashikuara për blerjen e motoçikletës elektrike ose triçikletës së lehtë janë 250 euro në ekuivalentin e dinarit, motoçikletës elektrike, motoçikletës me ndenjëse anësore, triçikletës së rëndë, katërçikletës së lehtë dhe të rëndë, 500 euro, ndërsa shuma më e madhe, në vlerë prej 5000 euro në vlerë ekuivalente me dinarë parashihet për automjete elektrike të pasagjerëve me maksimum nëntë ulëse dhe automjete elektrike mallrash me masë maksimale të lejueshme deri në 3.5 tonë – sipas Qeverisë.
Si një nga masat për nxitjen dhe zhvillimin e politikës së popullsisë në vend, Qeveria vendosi të ndajë gjithsej 1.5 miliardë dinarë për pjesëmarrje në blerjen, përkatësisht blerjen e një ndërtese familjare-banesore ose apartament në bazë të lindjes të një fëmije.
Pronarët e kafshëve do të paguhen për kafshët e ngordhura dhe të vrarë me qëllim të diagnostikimit të murtajës afrikane të derrave dhe me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe ndalimit të kësaj sëmundje infektive, për të cilën janë siguruar 89 milionë dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *