MITROVIQ U THOTË DIPLOMATËVE: OSBE DHE SHBA JANË PARTNERËT TANË NË ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE

Bujanoc, 5. shkurt 2024. (Foto Trupi koordinues) – Drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues për jugun e Serbisë, Nenad Mitroviq, shefi i misionit të OSBE-së në Serbi Jan Bratu dhe ambasadori amerikan Christopher Hill, gjatë vizitës së tyre, u takuan në Bujanoc dhe diskutuan planin 7-pikësh, i cili parasheh përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Serbi.

– Në takim u diskutua për vazhdimin e dialogut social për temat e raportit 7 pikësh, rezultatet e arritura në fushën e arsimit, shëndetësisë, bashkëpunimit me të rinjtë dhe tema të tjera aktuale në rajonin e komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjë – njoftoi Trupi Koordinues pas takimit.

Nenad Mitroviq tha se Qeveria e Republikës së Serbisë mbetet e përkushtuar për zgjidhjen e të gjitha problemeve të qytetarëve të këtyre komunave dhe se për këtë sheh partner në misionin e OSBE-së dhe Ambasadën Amerikane në Republikën e Serbisë.

Siç thonë ata, bashkëbiseduesit ranë dakord se prioritet është fuqizimi ekonomik i komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Mitroviq tha se gjendja politike dhe e sigurisë është stabile, që sigurisht është bazë dhe parakusht për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve në jug të Serbisë.
Ambasadori Jan Bratu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Shërbimin e Trupit Koordinues.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *