ARDITA SINANI: STANDARDE TË DYFISHTA TË BE-së NDAJ SHQIPTARËVE NË SERBI DHE SERBËVE NË KOSOVË

Bujanoc, 5. shkurt 2024. Ardita Sinani, zyrtare e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) nga Presheva dhe këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar Bashkimin Evropian për standarde të dyfishta ndaj Serbisë dhe Kosovës, siç tha ajo.
– Kur është fjala për Kosovën, BE-ja kërkon që çështjet e brendshme si mbyllja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe zbatimi i Kushtetutës së Kosovës në lidhje me përdorimin e euros të jenë pjesë e dialogut në Bruksel. Në anën tjetër, kur është fjala për Serbinë, zbatohen standarde të tjera”, ka thënë Sinani të dielën.
Sinani shtron pyetjen “pse nuk kemi dëgjuar kurrë të njëjtën thirrje nga BE-ja lidhur me pasivizimin e adresave dhe spastrimin etnik administrativ të shqiptarëve në Serbi”.
– Ose për mos përmbushjen e marrëveshjeve të pranuara për Luginën e Preshevës, si: integrimi, zhvillimi më i shpejtë ekonomik, kthimi i të shpërngulurve dhe çmilitarizimi i kësaj zone – theksoi këshilltarja e Kurtit për jugun e Serbisë.
Këto çështje janë të përfshira në Planin 7-pikësh, i cili është miratuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013. Plani parasheh integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, zhvillimin ekonomik të komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, sigurinë e kësaj zone, të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare, decentralizimin e gjyqësorit, përmirësimi i të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës, informimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *