Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 7. shkurt 2024. – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Nevzad Lutfiu, kërkoi nga drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë, Nenad Mitroviq, me të cilin u takua të martën, hapjen e grupit të gjuhës shqipe në kopshtin e fëmijëve. “Gëzimi ynë” në Bujanoc. Ndryshe, ai e paralajmëroi Mitroviqin se do të organizojë personalisht një protestë para kopshtit bashkë me prindërit e fëmijëve shqiptarë. Kreu i KKSH-së kërkoi edhe punësimin e personelit shqiptar në Shkollën e Muzikës.
Lutfiu thotë se ka marrë një premtim se shumë shpejt Trupi Koordinues do të organizojë një takim të përbashkët me të gjithë aktorët për të gjetur një zgjidhje.
Kopshti “G[zimi ynë” drejtohet nga Millovan Aleksiq, anëtar i Partisë Progresive Serbe.
– Kam kërkuar që në Shkollën e Muzikës në Bujanoc të punësohen shqiptarë, sepse të gjithë të punësuarit në këtë ent janë serbë dhe mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën serbe. Si pasojë, prindërit detyrohen t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollat e muzikës në Kosovë – tha Lutfiu pas takimit.