OPOZITA NË BUJANOC HEZITON TË JETË PJESË E NJË LISTE TË PËRBASHKËT

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 6. shkurt 2024. – Pas iniciativës së Nenad Mitroviqit (SNS) dhe Stojança Arsiqit (SPS) për formimin e listës së përbashkët serbe për zgjedhjet e ardhshme lokale në Bujanoc, mendimet e liderëve lokalë të disa partive për këtë ide janë të ndara. Ndërsa Sasha Arsiq (LPSS) refuzon shprehimisht çdo bashkëpunim me progresistët, Slavoljub Ristiq (PDS e Re) do ta ta shqyrtonte një mundësi të tillë, ndërsa Goran Kostiq (Mi-glas iz narod) pajtohet me kushtin që në krye të listës së përbashkët të jenë “disa njerëz të rinj jopartiak”.

Kryetari i Këshillit lokal të Lëvizjes Popullore të Serbisë në Bujanoc, Sasha Arsiq, thotë se partia e tij nuk do ta pranojë këtë propozim, siç thotë ai, për disa arsye.

Grupi i lartpërmendur SPS-SNS ka gjithsej 13 këshilltarë në parlamentin komunal dhe nuk ka bërë asgjë të rëndësishme për komunitetin serb. Nëse shqiptarët do të kishin dëshirë të formonin qeveri me Mitroviqin dhe Arsiqin, do ta kishin bërë deri më tani, nuk shoh se çfarë do të ndryshonte pas disa muajsh në qëndrimet e tyre pas zgjedhjeve – thotë Arsiq.

Sipas Arsiqit, programi dhe angazhimi politik i LPS janë krejtësisht të kundërta me politikën aktuale të përfaqësuesve të serbëve në parlamentin komunal.

– Qëndrimi i LPS-së në Bujanoc është që votuesve t’u japim mundësi të vendosin në mes dy programeve që do t’u ofrohen për zgjidhjen e të gjitha problemeve aktuale. Ne besojmë se jemi një organizatë serioze dhe se nuk e vëmë në dyshim kalimin e pragut zgjedhor, kështu që sigurisht që nuk do të ketë humbje të votave serbe – shton Arsiq.

Lëvizja Popullore e Serbisë, sipas Arsiq, synon që të jetë në shërbim për qytetarët e komunës së Bujanocit dhe t’i paraqesë problemet dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre në Kuvendin Komunal dhe kjo, thotë ai, më së miri do të arrihet duke planifikuar që të kandidojë për këshilltarë komunal persona nga çdo zonë rurale dhe urbane.

Kryetari i bordit komunal të DSS-së së Re, Sllavolub Ristiq, thotë për portalin tonë se propozimi i Mitroviqit do të varet nga detajet “teknike” dhe kujton përpjekjet e mëparshme të pasuksesshme për unifikim.

Nuk e di sa frytdhënëse është një listë, sepse dyshimet e votuesve janë shumë të mëdha dhe mund të çojë në faktin se zgjedhësit do të ishin “kundër njërit apo tjetrit opsion”. Propozimi nuk është edhe aq i keq, nuk duhet përjashtuar asnjë mundësi, por as unë nuk jam optimist për këtë. Ata kanë paralajmëruar disa propozime, do të na ftojnë në takime, kështu që do të shohim se çfarë dhe si të veprojmë– thotë Ristiq dhe shton se “gjithçka do të varet nga ata që mendojnë se janë shumë të mëdhenjë”.

Goran Kostiq, kandidat për deputet dhe përfaqësues i Lëvizjes së Dr. Branimir Nestoroviqit për Bujanoc, pajtohet me propozimin për formimin e listës së përbashkët serbe, por me kusht që bartës të jenë disa persona të rinj.
Një listë do të ishte zgjedhja më e mirë , por duhet të kryesohet nga persona të rinj, me fakultet të kryer, që nuk kanë qenë deri më tani në politikë. Ata që sunduan 30 vjet treguan se sa vlejnë, është koha t’u japim një shans edhe të tjerëve nëse duam ndryshime për mirë – thotë Kostiq për Bujanovaçken.

Kujtojmë se Nenad Mitroviq (SNS) dhe Stojança Arsiq (SPS), si kryesues të dy listave të vetme serbe që hynë në Kuvendin komunal të Bujanocit pas zgjedhjeve të vitit 2020, u bënë thirrje të gjitha partive dhe lëvizjeve që tubojnë serbët e Bujanocit të formojnë një listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale.

MITROVIQ (SNS): I FTOJ TË GJITHA PARTITË POLITIKE SERBE NË BUJANOC NË LISTËN E PËRBASHKËT ZGJEDHORE




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *