QENDRA SHËNDETËSORE VRANJË: NUK KA KUSHTE PËR T’IU MUNDËSUAR SHTATËZËNAVE TË KENË SHOQËRUES GJATË LINDJES

Bujanoc, 7. shkurt 2024. Në repartin e gjinekologjisë dhe obstetrikës së spitalit në Vranjë, aktualisht nuk është e mundur që gratë shtatzëna të kenë të drejtën e shoqëruesit gjatë lindjes, thuhet në përgjigjen e Qendrës Shëndetësore (QSH) Vranjë ndaj kërkesës së organizatave joqeveritare nga Vranja.
Këshilli për të Drejtat e Njeriut dhe telefoni SOS thonë se është përgjigje e nënshkruar nga u.d. Drejtori i QSH, Sasha Gjorgjeviq, ndërsa me iniciativë të një grupi qytetarësh nga protesta e 27 janarit të këtij viti, e cila u mbajt nën sloganin Stop dhunës obstetrike.
“Përgjigjen e kemi përcjellë dhe besojmë se aktivitetet do të vazhdojnë edhe pas kësaj përgjigje nga grupi joformal i grave Fronti Solidarit i Grave Vranjë – iniciatore e protestës Stop dhunës obstetrike në Vranjë, nga e shtuna e kaluar. Dhe në emër të grave dhe qytetarëve të shqetësuar, telefoni SOS për gratë vazhdon të mbështesë këtë grup të grave në Vranje në aktivitetet e mëtutjeshme për të luftuar në eliminimin e të gjitha formave të dhunës obstetrike në spitalin e Vranjës. Në përgjigje të grave dhe qytetarëve të Vranjës, të cilat publikisht shprehën shqetësimin e tyre për shëndetin riprodhues të të gjitha grave dhe foshnjave të Vranjës, jugut të Serbisë dhe anamoravës së Kosovës në sallën e lindjes, gjë që u nxit nga raportimi i lehone nga Vranja, në mesin e janarit 2024, për dhunë obstetrike me dyshimin e prindërve dhe shqetësimin për shëndetin e foshnjës, menaxhmenti i QSH Vranje saktëson se nuk ka kushte teknike dhe ligjore”, theksojnë këto dy organizata të shoqërisë civile.
Qendra shëndetësore thekson se për momentin nuk ka mundësi që gratë shtatzëna të kenë shoqërues gjatë lindjes “për shkak të paralajmërimeve për krijimin e kushteve në të gjitha maternitetet në territorin e Serbisë për ofrimin e kapaciteteve hapësinore, rikonstruksioni i materniteteve ekzistuese ose ndërtimi i të rejave) me qëllim që, para së gjithash, të sigurohen kushtet për praninë e një shoqëruesi të gruas në lindje”.
Gjithashtu, sipas Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe telefonit SOS, ushtruesi i detyrës së drejtorit Sasha Gjorgjeviq iu referua mungesës së kornizës ligjore.
“Për futjen e ndonjë risie në mënyrën dhe procedurën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, është e nevojshme që ajo të rregullohet me ligj ose akte nënligjore të propozuara dhe miratuara nga Republika e Serbisë, apo ministria përkatëse, kur bëhet fjalë për miratimin e akteve nënligjore”, thuhet në QSH.
Megjithatë, Komiteti për të Drejtat e Njeriut përmend shembullin e Mitrovicës së Sremit.

“Po, në Mitrovicën e Sremit ekziston një kornizë ligjore dhe nënligjore. E njëjta kërkesë e qytetarëve është aprovuar nga Këshillit drejtues i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës së Sremit dhe është zbatuar që nga mesi i janarit 2024, pas reklamimit publik për ndihmën e nënës së M.M. për shkak të dhunës obstetrike dhe vdekjes së foshnjës gjatë lindjes, gjë që shkaktoi një zinxhir protestash publike. Me vendim të Këshillit Drejtues të këtij spitali u saktësua se prania e shoqëruesit gjatë lindjes nuk do të tarifohet dhe do të hartohet një procedurë e veçantë për praninë e shoqërimit në përputhje me rregullat ligjore”, thuhet nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut dhe telefoni SOS në Vranjë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *