PAGAT: NË DHJETOR, BUJANOCI ME PAGA MË TË ULËTA SE TËRGOVISHTA DHE BOSILEGRADI

Bujanoc, 27. shkurt 2024. Paga mesatare neto në komunën e Bujanocit për dhjetorin e vitit të kaluar ishte 63.200 dinarë, që është gati 32.000 më pak se mesatarja zyrtare në vend, e cila ishte 95.093 dinarë në dhjetor, sipas të dhënave zyrtare të Entit të Statistikave Republikane (ESR). Banorët e Bujanocit në dhjetor, krahasuar me muajin paraprak kanë fituar rreth 750 dinarë më shumë. Në nivel të rrethit të Pçinjit, bujanocasit fitojnë më pak se banorët e Trgovishtes (63.986) dhe Bosilegradit (65.033), kurse nën ta janë vetëm të punësuarit në Preshevë.
Për hir të krahasimit, të punësuarit në Bujanoc fitojnë mesatarisht pothuajse 3 herë më pak se ata në komunën Stari Grad të Beogradit, ku mesatarja është 173,787 dinarë.
Ashtu si në vitet e kaluara, rrogat më të ulëta janë në juglindje të Serbisë, e nëse është ngushëllim për bujanocasit, përveç preshevarëve, paga më të ulëta se në Bujanoc, në muajin dhjetor, kishin punonjësit në Cërna Travë, Vranjska Banjë, Svërlig, Gaxhin Han, dhe Bojnik.
Presheva, me pagë mesatare prej 58.568, ende është në vendin e fundit në rrethin e Pçinjit, ndërsa paga mesatare më e lartë në dhjetor ishte për vranjasit, e cila ishte 71.238 dinarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *