PANAIRI I BLETARISË MBAHET TË SHTUNËN NË BUJANOC

Bujanoc, 27. shkurt 2024. Panairi i tetë ndërkombëtar i bletarisë “Bleta nuk njeh kufij” do të mbahet më 2 mars në sallën e sportit “Rinia” në Bujanoc. Organizator i panairit është shoqata e bletarisë “Polen 2012” nga Bujanoci në bashkëpunim me shoqatat e bletarisë “Nektar 2022” dhe “Apikula”.
Komuna e Bujanocit është sponsor i panairit në të cilin do të marrin pjesë rreth 50 ekspozues nga i gjithë Ballkani.
Sipas agjendës së organizatorit, pritja e mysafirëve fillon nga ora 06:00 dhe përfundon në orën 9:00, më pas vazhdon me shfaqjen e fëmijëve nga kopshti i Bujanocit “Gëzimi ynë”, ndërsa në ora 10:00, kryetari i komunës, Nagip Arifi bënë hapjen zyrtare të panairit.
Nga ora 10 deri në orën 11 është planifikuar vizita nëpër shtande dhe shpërndarja e certifikatave të mirënjohjes, pas së cilës fillojnë ligjëratat.
Ligjëruesi i parë do të jetë prof. Zoran Stanimiroviq, shef i Departamentit të Biologjisë dhe Shef i Qendrës për Inovacion dhe Kërkim Shkencor të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Universiteti i Beogradit, i cili është në listën e Stanfordit prej 2 për qind të shkencëtarëve më me ndikim në botë.
Përveç Stanimiroviqit, ligjërues do të jenë edhe Ass. Dr. Urosh Glavinić, i cili do të flasë për trendet bashkëkohore në kontrollin e rriqrave të bletëve, pastaj Dr. Goran Bajiq, i cili do të prezantojë preparatin “Formikpro” dhe Dr. Beqë Hulaj i cili do të ligjëroj për mbrojtjen e hojeve të bletëve nga prishja.
Organizatorët ftojnë të gjithë bletarët dhe dashamirësit e produkteve të bletëve të vijnë në panair.
Vitin e kaluar, panairi pati kishte një numër rekord të ekspozuesve dhe vizitorëve – sipas organizatorëve, rreth 1000.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *