ARRESTIME PËR TRAFIKIM ME MIGRANTË

Bujanoc, 26. Mars 2024. (Foto nga arkivi MPB) – Dy persona nga Leskoci (të lindur më 1978 dhe 1986) janë arrestuar në Vllasinë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale kalim ilegal i kufirit shtetëror dhe trafikim me njerëz, njofton Policia e Vranjës.
“Zyrtarët policorë gjetën tetë migrantë të parregullt në zonën e Vllasinës, në Opel që drejtohej nga i dyshuari i parë. I dyshuari i dytë ka qenë duke vozitur para Opel-it për ta njoftuar të dyshuarin e parë nëse rrugës ka parë patrulla policore”, ka thënë policia.
Të dyshuarve me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë së Lartë Publike Vranjë u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurori.
Arrestimi është kryer nga pjesëtarë të policisë së Vranjës, në bashkëpunim me xhandarmërinë dhe Qendrën Rajonale të Policisë Kufitare drejt Maqedonisë së Veriut.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *