PARALELEJA E KOPSHTIT NË TËRNOC MBETET PA NGROHJE

Shkruan: N. Stevanoviq
(tekst i përditësuar)
Bujanoc, 26. mars 2024. Prindërit e fëmijëve të kopshtit në Tërnoc afër Bujanocit pohojnë se fëmijët kanë disa ditë që qëndrojnë në dhoma të ftohta, pasi nuk ka më dru zjarri. Millovan Aleksiq, drejtor i EP “Gëzimi ynë” në Bujanoc, mohoi se në paralelen në Tërnovc ka mungesë të ngrohjes.
– Paraleleja në Tërnoc ka ngrohje dhe temperatura është adekuate. Aty kemi furra elektrike që funksionojnë dhe çdo gjë është në rregull – ka thënë sot Aleksiq për portalin tonë.
Mirëpo, ai nuk e mohoi se kopshtit në Tërnoc ka mbetur pa dru zjarri.
– Më njoftuan se nuk ka dru, por këtë do ta zgjidhim që sot – thotë Aleksiq.
Ai shtoi se enti ka mjaft dru zjarri dhe se një sasi e caktuar do të transferohet në Tërnoc nga një paralele tjetër zonale.
Nga ana tjetër, prindërit të cilët të martën kanë kontaktuar portalin tone, përmes aplikacionit Njofto Bujanovaçke, pohojnë se sot i kanë kthyer fëmijët nga kopshti në shtëpi sepse nuk ka ngrohje dhe se fëmijët që kanë qëndruar nuk i heqin xhaketat për shkak të ftohtit.
*Drejtori Aleksiq pas publikimit të tekstit ka dërguar një fotografi me shpjegimin se ka mjaft thëngjill, dhe se drutë e nevojshëm për ndezjen e zjarrit do t’i dorëzohen kopshtit brenda një ore.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *