Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 8. prill 2024. Xhamia e vjetër e kohës Osmane në fshatin Bilaç afër Bujanocit të shtunën është rrafshuar me tokë, për të ndërtuar një të re në të njëjtin vend, por rrënimi shkaktoi një revoltë tek banorët, kështu që erdhi deri te ndërhyrja e policies, ndërsa tani çështja ka kaluar në prokurori. Shefi i shërbimit komunal të inspektimit, Metin Ramizi, ka konfirmuar për portalin tonë se rrënimi është i kundërligjshëm, pasi Departamenti kompetent i Urbanistikës nuk ka nxjerrë vendim për heqjen e objektit.
Policia në vend ka gjetur 27 fshatarë të cilët kanë marrë pjesë në rrënim dhe kanë deklaruar se kanë leje nga kryetari i Bashkësisë Islame, u tha sot për portalin tonë në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë. Prokuroria, megjithatë, kërkon informacion nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Nish dhe shërbimet kompetente komunale për të vazhduar më tej procedure.
Siç mësuam në fshat, banorët e Bilaçit me origjinë turke ishin kundër prishjes, ndërkaq të ardhurit nuk deshën të hiqnin dorë nga ideja e tyre për të prishur xhaminë e vjetër dhe për të ndërtuar një xhami të re në atë vend. Për këtë arsye një banor i zonës i ka denoncuar në polici.
– Ajo xhami ekziston me shekuj, sipas disa të dhënave është ndërtuar në shekullin XIV. E kemi shfrytëzuar deri më tani, ka mundur dhe është dashur të rinovohet, siç është bërë më parë, e jo të prishet ashtu – thotë një banor i Bilaçit.
Të shtunën në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarë nga administrata komunale – inspektori ndërtimor dhe inspeksioni komunal.
Shefi i shërbimit komunal të inspektimit, Metin Ramizi, thotë se xhamia e vjetër, përkundër pretendimeve të disa banorëve, nuk ishte nën mbrojtjen e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve. Megjithatë, rrënimi nuk do të mund të bëhej pa vendimin e Departamentit kompetent të Urbanistikës.
– Unë personalisht kam qenë atje të shtunën, banorët që e kanë prishur xhaminë nuk e kanë atë aktvendim. Ata kanë një peticion të nënshkruar nga rreth 500 njerëz nga Bilaçi, kanë pëlqimin e bashkësisë islame për ndërtimin e një xhamie të re në atë vend dhe një dokument nga Instituti që objekti i vjetër nuk ishte nën mbrojtje, por po e përsëris, nuk e kanë aktvendimin për prishtjen e objektit – thotë Ramizi.
Sipas tij, inspektimi ka kërkuar nga bashkësia islame që të deklarohet për ngjarjet e së shtunës dhe prokuroria do të vazhdojë të veprojë për këtë çështje.
I pyetur se cilat mund të jenë pasojat për një palë që rrënon paligjshëm një objekt, Ramizi thotë se bëhet fjalë për dënime kundërvajtëse.
Përndryshe, xhamia e vjetër nuk ishte i vetmi vend adhurimi në fshat, por ka një tjetër me datë ndërtimi dukshëm më të fundit.
Početna FILLIMI RËNIMI ILEGAL I XHAMISË SË VJETËR NGA BANORËT E BILAÇIT, REVOLTOHEN NJË PJESË E QYTETARËVE, REAGON PROKURORIA
RËNIMI ILEGAL I XHAMISË SË VJETËR NGA BANORËT E BILAÇIT, REVOLTOHEN NJË PJESË E QYTETARËVE, REAGON PROKURORIA
Bujanovačke8. Apr 2024.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostSHOQATA E MIQËSISË TURKO-SERBE: RRËNIMI I XHAMISË NË BILAÇ ËSHTË AKT TERRORIST
Next PostARRESTOHEN KRYETAR TË BASHKËSIVE LOKALE, KISHIN PAGUAR PUNË TË PAQENA