RRETHI I RI I SUBVENCIONEVE PËR NDËRRIMIN E ZDRUKTHTARISË, IZOLIM, FASADË, KULM …

Bujanoc, 13. prill 2024. Ministria e Minierave dhe Energjisë ka shpallur një ftesë publike për vetadministratat lokale dhe komunat e qyteteve për të marrë pjesë në projektin “Energji e pastër dhe efikasitet energjetik për qytetarët në Serbi”, i cili do të jetë i hapur deri më 29 prill ndërkohë gjatë verës pritet që ftesa të t’u dërgohen kompanive dhe qytetarëve. Komuna e Bujanocit në thirrjen e fundit ka pranuar 9.3 milionë dinarë për qytetarët e saj.
Ministrja e Minierave dhe Energjetikës Dubravka Gedoviq Handanoviq theksoi se janë siguruar mjete të mjaftueshme, si dhe se ka një interesim të madh të qytetarëve për subvencione, thuhet në njoftim. Gedoviq Handanoviq përkujtoi se qytetarët mund të marrin subvencione deri në 65 për qind të vlerës së investimeve për ndërrimin e zdrukthtarisë, izolimit, fasadave, kulmeve, kaldajave joefikase dhe vendosjen e paneleve diellore dhe kolektorëve, transmeton Tanjug.
Vitin e kaluar përmes këtij programi 54 bujanocasve iu është dhënë mundësia të përmirësojnë efikasitetin energjetik në amvisëritë e tyre dhe janë shpërndarë mbi 13 milionë dinarë.
“Vitin e kaluar kemi ndarë 1,79 miliardë dinarë grante për rehabilitimin e pothuajse 10.000 amëvisërive në 131 qeveritë lokale në Serbi, të cilat arritën kursime energjie të barabarta me prodhimin vjetor të ngrohtores së qytetit në Nish, përkatësisht reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit të prodhuar nga rreth 28.000 automjete”. Ky projekt do të zgjasë deri në fund të vitit 2027, deri në të cilin do të rehabilitojmë rreth 50 mijë familje në të gjithë vendin”, tha ministrja, përcjell Tanjug.
Ajo theksoi se është risi që duke filluar nga ky vit ndahen subvencione të konsiderueshme për amvisëritë në nevojë sociale.
“Në atë rast, Ministria dhe pushteti vendor subvencionojnë 90 për qind të vlerës së rehabilitimit energjetikë. Në këtë mënyrë ne ofrojmë mbështetje për qytetarët me kushte të rënda sociale, për të reduktuar konsumin e energjisë, për të kursyer para dhe për të rritur komoditetin e banimit. Ky është vetëm një nga treguesit e kujdesit për qytetarët më të rrezikuar, të cilët ende mund të aplikojnë pranë pushtetit vendor për të marrë statusin e klientëve të cenueshëm të energjisë dhe të ushtrojnë të drejtën për të ulur deri në 50 për qind faturat e gazit, energjisë elektrike apo ngrohjes”, tha Gedoviq Handanoviq.
Ajo shtoi se thirrja parashikon kushte edhe më të favorshme për zonat ekonomikisht më të pazhvilluara, si dhe për komunat me nivel të lartë të ndotjes së ajrit, ku pjesëmarrja e Ministrisë është deri në 70 për qind.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *