NË VEND TË 15 MILIONË DINARËVE, KOMUNA U NDANË STUDENTËVE 13.8 MILIONË DINARË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 16. prill 2024. – Komuna e Bujanocit ka publikuar ranglistën përfundimtare të studentëve të Bujanocit të cilët do të marrin ndihmë të njëhershme nga buxheti. 530 sudentë do të marrin para nga Komuna, mirëpo nuk do të shpërndahen 15 milionë, siç është paralajmëruar dhe paraparë në buxhet, por 13.8 milionë dinarë.
Pse është kështu dhe pse nuk rriten shumat individuale, duke i mbetur komunës rreth 1.2 milionë, jemi përpjekur të mësojmë nga Fejzi Beqiri, kryetari i komisionit që ka vendosur për aplikimet, por ka thënë se është i zënë për momentin.
Shumat individuale variojnë nga 10.000 dinarë për studentët me rangim më të poshtëm, deri në një maksimum prej 33.000 dinarë për studentët me mesataren më të mirë.
Përveç studentëve nga viti i parë deri te i gjashti, paratë do t’u jepen edhe absolventët dhe atyre në studimet master.
Më së shumti përfitues të ndihmës së njëhershme janë në vitin e tretë të studimeve – 134, dhe më pak në vitin e gjashtë – 8.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *