REGJISTRIMI I TROTINETËVE 2.100 DINARË, GJOBA SA DY TË TILLË

Bujanoc, 16. prill 2024. – Afati për regjistrimin e trotinetëve skadon më 15 qershor dhe ata që nuk e bëjnë këtë duhet ta dinë se gjoba për drejtimin e automjetit të paregjistruar është deri në 120 mijë dinarë, ndërsa për vozitje pa mjete mbrojtëse dhe lëvizje në trotuar është 10 mijë dinarë. Regjistrimi i një trotineti kushton 2100 dinarë.
Trotinetët dallojnë në peshën, fuqinë e motorit dhe kapacitetin bartës. Sipas ligjit, nga 15 qershori do të lejohen të dalin në rrugë vetëm trotinetë të caktuar.
“Me shpejtësi maksimale deri në 25 kilometra në orë, peshë boshe deri në 35 kilogramë, fuqi 0,6 kilovat, përkatësishtë 600 vat”, shpjegon për RTS Milan Millojeviq, drejtor i Agjencisë për Siguri në Trafik.
Megjithatë, shumë trotinetë elektrikë nuk ka një dokumentacion të nevojshëm meqë janë të importuar apo stërshitur. Në këtë rast, pronarët do të duhet të kontaktojnë shitësit ose të shkojnë për një kontroll teknik në një qendër shërbimi të autorizuar për të përcaktuar fuqinë e motorit.
Të dy paguajnë një tarifë vjetore të regjistrimit prej 2100 dinarë.
“Kërkesa mund të dorëzohet në mbi 150 lokacione në Serbi, në 80 qytete dhe komuna. Agjencia ka krijuar edhe një call center për të gjithë ata që kanë pyetje rreth regjistrimit apo dorëzimit të dokumentacionit”, thotë Milojeviq.
Informacioni për regjistrimin gjendet në faqen e internetit të Agjencisë për Siguri në Komunikacion.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *