KUVENDI: KËSHILLTARËT ROMË MBËSHTETËN SHUMICËN E ARIFIT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23. prill 2024. (Foto: Faik Iseni dhe Adem Salihi) – Nëse në seancën e sotme të Kuvendit të Bujanocit nuk do të ishin të pranishëm dy këshilltarët përfaqësues të komunitetit rom, Adem Salihi dhe Faik Iseni, në krye të Ndërmarrjes të dështuar Publike “Komunalia” nuk do të ishte më Ruzdi Halili, ndërsa as drejtorët e enteve publike gjithashtu nuk do të fitonin mandate të reja gjashtëmujore. Në fakt, asnjë nga vendimet e propozuara nuk do të miratohej, përveç vëllazërimit me Gjirokastrën dhe shpalljes zyrtare të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, qytetar nderi i Bujanocit, që u mbështet edhe nga opozita shqiptare. Këshilltarët serbë vendosën të bojkotojnë sërish.
Nga Salihi u përpoqëm të mësojmë se përse i dolën në ndihmë shumicës qeverisëse, e cila me sa duket qeveris pa shumicë në kuvend, por ai tha se do të na telefonojë më vonë, gjë që nuk ndodhi deri në publikimin e këtij teksti. Nëse po, do ta pyesnim edhe nëse votimi për vazhdimin e mandatit të Ruzhdi Halilit do të thotë se romët janë të kënaqur me punën e tij.
Rrugët e përmbytura me ujëra të zeza, të mbushura me mbeturina dhe me tufa qensh endacak në lagjet ku jetojnë bashkatqytetarët e tij, të cilat Bujanovaçke shpesh i raporton me indinjatë, të çon në përfundimin se nuk janë, por Salihi me siguri e di më mirë.
Në mënyrë simbolike, mandati i ri gjashtëmujor i Autoritetit të Përkohshëm, i cili “përkohësisht” e drejton Komunalia prej 10 vitesh, me Halilin kryetar në katër emrimet me radhë, u votua në ditën kur sindikata e punëtorëve të ndërmarrjes komunale tha për portalin tonë se i njëjti Halili u ka thënë “se ka gjasa minimale për të marrë gjysmën e dytë të pagës së janarit para festave”.
Kaosi në Komunali, rrjedhimisht edhe në qytet, dhe klithmat e punëtorëve si duket nuk e emocionojnë kryetarin e komunës së Bujanocit Nagipo Arifi, zëvendësin e tij Shqiprim Musliu dhe njeriun e parë të Kuvendit Enver Ramadanin, kampionët e një koalicioni të cunguar “gjithëshqiptar” i përbërë nga Partia Demokratike (Arifi), Lëvizja për Progres Demokratik (Musli) dhe Partia për Veprim Demokratik (Ramadani).
Asnjë nga këshilltarët partiakë nuk ka pasur kundërshtime për punën e Halilit, ashtu si përfaqësuesit romë, ndërsa serbët po e bojkotojnë sërish Kuvendin.
Opozita shqiptare, megjithatë, e mishëruar në Alternativën për Ndryshim, kërkoi që pika e rendit të ditës për Halilin të tërhiqet nga rendi i ditës.

– Ai nuk e meriton një mandat të ri. Punëtorët nuk marrin rroga, nuk marrin shpenzime udhëtimi, deponia është në zjarr dhe do të ketë zjarre gjatë verës, mbeturina ka gjithandej, hiqeni këtë pikë nga rendi i ditës- tha Arbër Pajaziti, shef i grupit të këshilltarëve opozitar në Kuvend.
Ashtu siç pritej, propozimi u refuzua, si dhe kërkesa e këtij grupi opozitar për të futur në rend dite propozimin që Alternativa të marrë mandat në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve.
Po ashtu Pajaziti deklaroi se qeveria nuk e ka më shumicën në Kuvend.
Se nuk ka shumicë është pasojë e kalimit, së fundmi, të dy këshilltarëve të Arifit në Alternativën për ndryshim ndërsa nuk i kanë dorëzuar mandatet.
Pa këta dy, koalicioni PD – PVD – LPD ka 20 këshilltarë, ndërsa shumica është 21. Mirëpo, kjo ishte ndoshta seanca e fundit e Kuvendit të Bujanocit në këtë përbërje. Zgjedhjet lokale janë më 2 qershor.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *