ARRESTIME NË BUJANOC DHE VRANJË: KISHIN BARTUR MË SHUMË SE 100 MIGRANTË

Bujanoc, 26. prill 2024. (Foto nga arkivi MPB) – Në rajonin e Vranjës dhe Bujanocit janë arrestuar M. V. (1994), B. N. (1977) dhe N. T. (2003), nën dyshimin se kanë kryer veprën penale kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandim me njerëz, njoftoi sot MPB.
Po ashtu, kundër dy shtatëmbëdhjetëvjeçarëve do të ngrihet kallëzim penal në Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer të njëjtën vepër penale.
M.V., B.N. dhe N.T. dyshohen se kanë lehtësuar tranzitin e paligjshëm nëpër Republikën e Serbisë për të paktën 107 migrantë të parregullt nga mesi i korrikut deri në gjysmën e dytë të tetorit 2023, me qëllim kalimin e mëtejshëm të paligjshëm të kufirit shtetëror.
M.V. dhe B.N. dyshohet se për të realizuar përfitime financiare kanë krijuar një plan veprimi për organizimin e pritjes së migrantëve të parregullt të cilët kanë hyrë ilegalisht në territorin e Serbisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose Republika e Bullgarisë, jashtë vendit të caktuar për kalim kufiri shtetëror dhe të cilët më pasë, siç dyshohet, janë transportuar nga N. T.
Dyshohet se ata, në afërsi të kufirit shtetëror të Republikës së Serbisë me Republikën e Bullgarisë, në afërsi të Dimitrovgradit, Pirotit, Bosilegradit dhe Besna Kobilës, me ndihmën e shtatëmbëdhjetëvjeçarëve të dyshuar, kanë organizuar kalimin e paligjshëm të migrantëve të parregullt nëpër territorin e Serbisë qendrore deri në Beograd, me qëllim të kalimit të mëtejshëm të paligjshëm të tyre në vendet e Bashkimit Evropian.
Më pas, siç dyshohet, anëtarët e këtij grupi kriminal ndanin përfitimin financiar të realizuar në varësi të detyrës së tyre në veprimin individual të kryer.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën dhe objektet tjera te të dyshuarit, janë konfiskuar përkohësisht telefona celularë dhe dy automjete të udhëtarëve.
M.V., B.N. dhe N.T., janë sjellë me kallëzim penal në Prokurorinë e Lartë Publike.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *