FILLON PUSHIMI PRANËVEROR, 10 DITË TË LIRA PËR NXËNËS

Bujanoc, 26. prill 2024. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të jenë në pushim pranveror nga e shtuna (27 prill), dhe do të kthehen në mësim të martën (7 maj).
Sipas kalendarit shkollor për vitin 2023/2024., nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Serbi do ta kenë pushim vetëm nga data 29 prill, por meqë i paraprin fundjava, ata do të pushojnë nga e shtuna e 27 prillit.
Pushimi pranveror do të përfshijë festat e 1 majit dhe të Pashkëve dhe ata do të duhet të kthehen në shkollë të martën, më 7 maj.
Kjo do të thotë se ata do të kenë gjithsej 10 ditë pushim.
Për qytetarët e Serbisë, festat e 1 Majit do të shndërrohen në një mini-pushim të vërtetë sepse përkojnë me Pashkët, e kjo është veçanërisht vlenë për punonjësit në institucionet dhe ndërmarrjet publike, për të cilat ka shkruar Bujanovaçke.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *