VISAR MEMETI KANDIDAT I ALTERNATIVËS PËR KRYETAR TË PRESHEVËS

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 29. prill 2024. (Foto Arifi dhe Memeti) – Kandidat i Alternativës për Ndryshim për kryetar të komunës së Preshevës do të jetë kreu i kësaj partie, Visar Memeti. Ai do të jetë bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë në zgjedhjet e 2 qershorit, vendosi të dielën unanimisht partia.
Në shkurt, Memeti mori drejtimin e partisë nga themeluesi dhe kryetari shumëvjeçar, Shqiprim Arifi. Arifi deri vonë ishte edhe kryetar i komunës para vendosjes së masave të përkohshme.
Kandidati për kryetar të komunës më parë ishte shef i kabinetit të Arifit, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit kandidoi edhe për deputet.
Alternativa përjetoi një debakli në ato zgjedhje, duke fituar vetëm 3200 vota.
Kjo parti më parë ka nominuar Arbër Pajazitin për kryetar të komunës së Bujanocit. Alternativa po shkon në zgjedhje në Bujanoc në bllokun opozitar me Lëvizjen për Bujanocin dhe Unionin demokratik shqiptar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *